Abdulla ibn Mes'udi r.a tregon dhe thotë:
Largësia ndërmjet qiellit të dynjasë dhe atij që vijon është pesëqind vjet. Gjithashtu me të njëjtën largësi janë të gjithë qiejt me njëri-tjetrin.
Largësia ndërmjet qiellit të shtatë dhe Kursijit është pesëqind vjet. Largësia ndërmjet Kursijit dhe Ujit (nën Arsh) është gjithashtu pesëqind vjet.
Arshi ndodhet mbi Ujë dhe Allahu është mbi Arsh.
Asgjë nuk i shpëton Atij prej punëve tuaja.
Transmeton Tabrani në librin e tij Mu'xhemul el Kebir me nr. 8987
Transmetimi është i saktë.
P.s: Ky transmetim që sapo u përmend, konsiderohet si më i saktë në këtë temë (largësitë mes qiejve).
Hadithet që janë përmendur nga disa sahabë nga i Dërguari i Allahut alejhi selam, konsiderohet si të dobët te dijetarët e hadithit; nga ata të mëparshëm apo bashkohorë.
Transmetimi i ibn Mes'udit merr gjykim sikur t'a ketë thënë i Dërguari i Allahut alejhi selam, pasi këtë gjë ibn Mes'udi nuk mund t'a thotë nga mendimi i tij.
Perktheu hoxhe dr. Edison Dukaj