Tuesday, 28 January 2020

Mos flit cdo gje qe degjon

Muslimani duhet te verifikoje ate qe i tregojne dhe ate qe vete do te tregoje.
Keshtu ai nuk duhet te pranoje asgje pervec asaj qe eshte e verifikuar dhe as nuk duhet te tregoje asgje vetem nese e di qe eshte e sakte dhe e vertete.


Njerezve i pelqejne historite e perrallat por shumica e tyre jane genjeshtra.


Imam Muslimi transmeton ne Hyrjen e Sahihut nga Ebu Hurejrah se Profeti salaAallahu alejhi ue sel-lem tha:" Eshte mjaft genjeshter per personin qe te transmetoje cdo gje qe degjon." 1/10

Imam Neueuiu tha ne shpjegimin e ketij hadithi:"Ky eshte paralajmerim qe personi te mos flase cdo gje qe degjon, sepse zakonisht njeriu degjon edhe te verteta edhe genjeshtra. Keshtu nese i tregon cdo gje qe degjon atehere do perhapi edhe genjeshtra..."  Sherrh Sahih Muslim 1/15


Saturday, 25 January 2020

Rendesia e faljes se namazit te sabahut ne xhami


Rendesia e faljes se namazit te sabahut ne xhami
Vepra jote me e mire, o njesues i Allahut, eshte namazi i sabahut dhe namazi i ikindise. Prandaj, trego kujdes ndaj ketyre ne cdo kohe, e ne vecanti kur eshte ftohte.
Trego kujdes o ti njeri nga falja e ketyre dy namazeve me xhemat dhe ji prej atyre qe bien ne ruku. Ngase Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene: “Kush fal dy te ftohtat do te hyje ne Xhenet”.
“dy te ftohtat” jane namazi i sabahut dhe namazi i ikindise.
Prandaj, mos te te pengoje ty ngrohtesia e shtratit nga ecja per ne rrugen e Xhenetit. (1)
Libri “Islami, feja e teuhidit”
Pergatiti: Unejs Sheme
(1) Shejh Sulejman Er-Ruhajli (Allahu e ruajtte!)

KAPITULLI I PASTËRTISË, DISPOZITAT E UJËRAVE


LIBRI: BULUGUL MERAM MIN EDIL-LETIL AHKAM
(Arritja e qëllimit lidhur me argumentat e dispozitave)
Autori: Ibn Haxher El Askelani
KAPITULLI I PASTËRTISË
DISPOZITAT E UJËRAVE
1-Ebu Hurejreh -Allahu qoftë i kënaqur me të- ka transmetuar se Profeti a.s. në lidhje me detin ka thënë: ‘’Uji i tij është pastrues, ngordhësira e tij është hallall (e ligjshme për t’u ngrënë)’’.
Grada e Hadithit:
Këtë hadith e ka transmetuar Imam Maliku, Shafiiu, Ahmedi, Ebu Davudi,Nesaiu,Tirmidhiu, Ibn Maxheh, ibn Ebi Shejbeh dhe ky është versioni i tij. Është saktësuar nga ibn Huzejmeh dhe Tirmidhiu. Imam Tirmidhiu ka thënë se e kam pyetur Buhariun në lidhje me këtë hadith dhe ai m’u përgjigj që është i saktë.
Shpjegimi i hadithit:
(Ebu Hurejreh r.a. ): Thuhet se emri i tij,në periudhën paraislame, ishte Abdu Shems (Robi i Diellit) kur pranoi fenë islame u quajt Abdullah ose Abdurrahman (Robi i Allahut, Robi i të Gjithëmëshirshmit). Ishte nga fisi Deus i Jemenit. Pranoi Islamin dhe u shpërngul në Medine në vitin e shtatë të hixhretit. Ai ishte sahabiu i cili I përcolli botës islame më shumë se çdokush tjetër hadithe nga i Dërguari i Allahut a.s. Ndërroi jetë në vitin 59 sipas hixhretit në moshën 78 vjeç. U varros në varrezat e ‘’El Bekijë’’ (Allahu qoftë i kënaqur me të). (Tabekat Ibn Sa’d, Tarihul Kebir i Buhariut, Sijer A’lam en Nubela i Dhehebiut)
Ky hadith ka ardhur si përgjigje e një pyetjeje që iu parashtrua Profetit a.s. nga një person i cili i tha: ‘’ O i Dërguari i Allahut, ne lundrojmë në det dhe me vete marrim vetëm pak ujë, nëse e përdorim për abdes, na merr etja, a të marrim abdes me ujin e detit?’’ I Dërguari i Allahut tha: ‘’Uji i tij është pastrues, ngordhësira e tij është e ligjshme (që të konsumohet)’’ (Muvetta e Malikut: 46)
Nëpërmjet këtij hadithi mësojmë dy gjëra:
E para: Uji i detit është i pastër dhe i vlefshëm për t’u përdorur për abdes, gusël dhe për të pastruar papastërtitë dhe ndyrësitë e ndryshme.
E dyta: Gjallesat e detit janë të lejuara për t’u ngrënë edhe nëse janë të ngordhura, nuk është kusht që të kapen të gjalla dhe të theren.
Mendimet e shkollave juridike lidhur me ngrënien e gjallesave të detit:
Shkolla Hanefite: Vetëm familja e peshkut është e lejuar që të hahet. Imam Kasani shkruan: ‘’Sa i takon llojit të gjallesave që jetojnë në det ato janë të gjitha të ndaluara që të hahen përveç peshkut në veçanti, ngrënia e tij është e ligjshme, me pëprjashtim të peshkut të ngordhur që qëndron mbi sipërfaqen e ujit. Ky është mendimi i dijetarëve tanë’’.(Bedaius Sanaië: v.3 f.35)
Argumenti i shkollës hanefite sa i takon çështjes se vetëm peshku dhe llojet e tij lejohet që të hahen nga mesi i gjithë gjallesave të detit është hadithi i Profetit a.s. ku thuhet: ‘’Na janë lejuar dy lloje ngordhësirash; peshku dhe karkaleci…’’(Ahmedi:5723 dhe Ibn Maxheh:3314. Mbi saktësinë e këtij hadithi ka dilemë. Disa e cilësojnë të dobët ndërsa disa e cilësojnë të saktë si fjalë të sahabiut e jo si fjalë të Profetit a.s.)
Ky hadith shpjegon hadithin e Ebu Hurejres r.a. dhe sqaron se fraza ‘’ngordhësira e tij është hallall’’ nënkupton peshkun dhe llojet e tij në veçanti.
Pjesë e argumentit të hanefive është edhe fakti që Allahu i Madhëruar e dërgoi Profetin a.s. për të ndaluar gjërat e ndyta dhe se gjallesat e tjera të detit veç peshkut janë të ndyta. Sa i takon peshkut të ngordhur pa shkaqe të jashtme që qëndron mbi ujë shkolla hanefite e ndalon ngrënien e tij bazuar në transmetimin e Xhabirit r.a. nga Profeti a.s. ku thuhet: ‘’Atë që e hedh deti apo që ngel në breg nga zbatica hajeni ndërsa atë që ngordh në të dhe qëndron mbi ujë mos e hani!’’(Ebu Daudi:3815. Imam Neueuiu ka thënë në shpjegimin e tij ndaj Sahihut të Muslimit se është i dobët me unanimin e dijetarëve të hadithit. Shejh Albani dhe Shejh Shuajbi e kanë dobësuar gjithashtu)
Gjithashtu ata mbështeten edhe tek logjika se një peshk i tillë që ka ngordhur vetvetiu dhe që qëndron mbi ujë është prishur dhe për pasojë është i dëmshëm për shëndetin.
Kriteri i hanefive në konsiderimin e diçkaje nga gjallesat e detit si të ligjshme për t’u ngrënë është bërja pjesë e tij në familjen e peshqve. Kush bën pjesë nga gjallesat e detit në familjen e peshqve është e ligjshme që të hahet. Për rrjedhojë balena, peshkaqeni dhe ngjala hahen sepse ato bëjnë pjesë në familjen e peshqve. Imam Merginani shkruan: ‘’Ngjalat dhe të gjitha llojet e peshqve mund të hahen pa problem’’)El Hidajeh: v.4-f.354)
Shkolla Malikite, Shafiite, Hambelite dhe Dhahirite: Janë të mendimit se në përgjithësi gjallesat e detit janë të ligjshme që të konsumohen pa dallim, bëjnë pjesë në familjen e peshqve apo jo, të kapura të gjalla apo të ngordhura, bazuar në ajetin e Kuranit: ‘’Ju është lejuar gjahu i detit dhe ushqimi i tij, si mjet jetese për ju dhe për udhëtarët’’ (Maideh:96) Ky argument është i përgjithshëm dhe nuk bën asnjë përjashtim. (Megjithatë edhe në mesin e dijetarëve të këtyre tri shkollave ka diskutime mbi disa gjallesa të detit si: qeni i detit(foka),derri i detit(delfini), bretkosa dhe krokodili)
Ibn Hazmi në librin e tij ‘’El Muhal-la’’ shkruan se të gjitha gjallesat e ujit, që jetojnë vetëm në të, janë të lejuara që të hahen pa asnjë përjashtim.(El Muhal-la: çështja nr:990)
Ibn Uthejmini r.a. në ‘’Esh Sherh el Mumtië’’ thotë: Gjallesat e detit janë të gjitha hallall, nuk ka në të asgjë të ndaluar. Të gjitha gjallesat e detit hahen pa përjashtim, të gjallat dhe të ngordhurat, bazuar në fjalën e Allahut ‘’Ju është lejuar gjahu i detit dhe ushqimi i tij, si mjet jetese për ju dhe për udhëtarët’’ (Maideh:96) Ibn Abbasi r.a. ka thënë: ‘’Gjahu i detit është ai që kapet i gjallë, ndërsa ushqimi i tij është ai që kapet i ngordhur’’ (Esh Sherh el Mumtië v15, f35)
Komisioni i përhershëm i fetvave në Arabinë Saudite në fetvanë nr:5828 shkruan:
Rregulli sa i takon gjallesave të detit që jetojnë vetëm në të është se ato janë të lejuara për t’u ngrënë bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar ‘’Ju është lejuar juve gjahu i detit dhe ushqimi i tij, si mjet jetese për ju dhe për udhëtarët’’(Maideh:96)
Gjykimi mbi karkalecin e detit, gaforren,midhjen, kallamarin…etj:
Sipas shumicës së shkollave juridike ato janë të gjitha të lejuara që të hahen, pa asnjë problem bazuar në ajetin e Kuranit ‘’ ‘’Ju është lejuar juve gjahu i detit dhe ushqimi i tij si mjet jetese për ju dhe për udhëtarët’’(Maideh:96) I cili është tekst konkret në këtë çështje dhe është i përgjithshëm.
Ndërsa sipas shkollës hanefite ato janë të ndaluara për shkak se nuk bëjnë pjesë në familjen e peshqve. Përjashtohet karkaleci i detit në lidhje me të cilin dijetarët e shkollës hanefite kanë dilemë, sepse sipas disa gjuhtarëve ai bën pjesë në familjen e peshqve dhe sipas disa të tjerëve nuk bën pjesë në të. Ibn Durejdi në Xhemheretul Lugah dhe Demiri në Hajatul Hajeuan dhe të tjerë e kanë klasifikuar në familjen e peshqve. Nga dijetarët hanefij që e kanë lejuar ngrënien e karkalecit të detit mund të përmendim: Ish myftiu i Indisë Abdurrahim Laxhpuri, Shejh T’hanvi, Myfti Taki Uthmani Ish Gjykatësi Suprem i Pakistanit …etj.
Autori i fjalorit ‘’Xhmeheretul Lugah’’ Ibn Durejdi (321h) shkruan:
وإرْبيان: ضرب من الْحيتَان
‘’Karkaleci i detit është një lloj peshku’’(xhemheretul lugah:v,3 f,414)
Autori i librit ‘’Hajatul Hajevan’’ Al-lamah Demiri (808 h) e përkufizon karkalecin e detit si pjestar të familjes së peshqve, ai thotë:
الروبيان هو سمك صغير جدا أحمر
‘’Karkaleci i detit është një lloj peshku shumë i vogël, i kuq’’(Hajatul Hajevan:v,1 f,514)
Përktheu dhe përshtati: Rexhep Milaqi

Wednesday, 1 January 2020

Shpagim i mekateve

Abdullah ibn Numejr na transmetoi ne, ai tha: Ismaili na tregoi neve, nga Ebu Bekr ibn Ebi Zuhejr qe tha: Me kane treguar se Ebu Bekri radiallahu anhu tha:" O i Derguari i Allahut. Si do permiresohemi pas ketij ajeti
" Nuk eshte (shpetimi) sipas pretendimeve tuaja e as sipas pretendimeve te Ehlil Kitabeve, kush ben keq do te ndeshkohet per te..." Nisaa 4:123

A do te denohemi per cdo te keqe qe bejme?
Keshtu i Derguari i Allahut salalallahu alejhi ue sel-lem tha:"Allahu te falte o Ebu Bekr! A nuk semuresh? A nuk lodhesh? A nuk pikellohesh? A nuk te zene veshtiresite? Ai tha:" Po me te vertete.
Ai (Profeti) tha:" Ky eshte ndeshkimi( dmth semundjet, lodhjet, pikellimet, veshtiresite qe njeriu has ne jete behen sebep i faljes se mekateve sh.p)"

Musnedi Imam Ahmedit nr 68.

Fillimisht tranmsetohet me rruge tjeter ne nr 23 ne musned. Ka ardhur me rruge te ndryshme nga Taberiu shiko Tefsirin e sures Nisaa ajeti 123, Tirmidhiu 3039 i cili e vleresoi hadithin garijb e tha se asnje nga senedet nuk jane sahih., Bazzari nr 13,14,87,89 duke permendur mangesite e tyre, Ebu Ja'la 21, Hakimi 4512 e te tjere.  Hakimi e vleresoi sahih e Dhehebiu heshti, Mukbil ibn Hadi permendi se senedi ka mangesi.  Albani e vleresoi te dobet ne Daif el Xhami 5891 dhe Daifah 1694. Ahmed Shakir tha: Senedi eshte i dobet. Arrnauti tha hadithi eshte i sakte per shkak te rrugeve te tjera e deshmive e senedi eshte i dobet.