Monday, 9 December 2019

Te huajt


Të huajt



Ka thënë profeti :

"Filloi Islami si diçka e huaj dhe do të kthehet si i huaj .
Qoftë Tuba për të huajt"

Kuptimi i të huajve



Shumë herë në shumë situata njerëzit që ndjekin Fenë e Allahut ndjejnë sikur s'u takojnë atyre njerëzve , sikur janë të tepërt në atë rreth njerëzish .
Me fjalë të tjera janë si të huaj.

Kjo ndjenjë mund të ndodhi në një bashkësi me jobesimtarë , por për fat të keq ndodh edhe brenda për brenda muslimanëve.

Një besimtar sheh vëllezerit e motrat e tij duke bërë vepra të kundërta me Islamin , ose që marrin pjesë në kufër e bidate dhe ai ndjen që s`ka fuqi t'i ndalojë nga këto akte.

Pse janë quajtur të huaj ?!



Allahu thotë në Kur'an :

" E përse të mos ketë pasur nga brezat që ishin para jush , të zotët e mendjes e të nderit , që të ndalonin çrregullimin e kaosin në tokë , përveç një pakice , të cilët i shpëtuam..."
(Hud : 116)

Ky ajet flet për pak njerëz në tokë "të huajt" që ndalonin njerëzimin nga të këqijat.

Këta janë të njëjtit njerëz që Profeti tha në hadithin e mësipërm.

U pyet profeti :

" Kush janë këta të huaj ?!

Ai u përgjigj:

-Ata që përmisojnë kur njerëzit bëhen të korruptuar"

Në një transmetim tjetër:

"Ata që zbatojnë sunnetin tim , pasi të tjerët e prishën atë (e zëvendësuan me bidatin)."

Në një transmetim tjetër:

"Ata janë një grup i vogël në mes të një popullsie të keqe.
Ata që e kundërshtojnë këtë pakicë janë më të shumtë se ata që e ndjekin "

( Albani thotë që hadithet janë sahih)

Këta njerëz të nderuar janë quajtur "të huaj" sepse janë pakicë në mesin e njerzimit.
Kështu muslimanët janë të huaj në mes të njerëzimit.
Besimtarët e vërtetë janë të huaj në mesin e muslimanëve dhe dijetarët janë të huaj në mes të besimtarëve të vërtetë , e ndjeksit e sunnetit janë të huaj në mes të bidatçinjve.

Në të vërtetë ata janë të huaj vetëm , sepse ata janë pakicë dhe jo se veprat dhe besimi i tyre janë të huaj.
Ky është kuptimi i ajetit në suret En'amë : 116:

"...n.q.s i bindesh shumicës në tokë , ata do të largojnë nga rruga e Allahut ..."

Jusuf :102:

"...po ti edhe pse lakmon,shumica e njerëzve nuk do të besojnë..."

Maide : 49:

"...në të vërtetë një shumicë e njerëzve janë jashtë rrugës..."

Allahu e di që shumica e njerëzve nuk do ta ndjekin të vërtetën , por vetëm një grup i vogël do të jenë veçant me të vërtetën , të huajt mes njerëzve.
Të huajt në besim dhe të huajt në karakter e sjellje janë në të vërtetë shumica e njerzimit dhe ata janë të huaj nga Islami dhe ligji që Allahu ka zbritur.

Kështu shohim që ka tipe të ndryshme të huajsh:
Disa janë të huaj e të nderuar , disa të huaj e të poshtëruar dhe disa as ashtu as kështu.

Lloji i parë i të huajve është të qenit i huaj në Popullin e Allahut
Kjo huajësi është e nderuar , që është e lavdëruar nga Allahu dhe i dërguari .
Kjo lloj huajësie ndodh në kohë të ndryshme , në vende të ndryshme , ndërmjet njerëzish të ndryshëm.
Këta të huaj janë besimtarët e vërtetë të Allahut sepse ata nuk adhurojnë askënd tjetër përveç Allahut dhe nuk ndjekin rrugë tjetër përveç asaj të profetit dhe nuk bëjnë daua në asgjë tjetër përveç për atë që ka ardhur profeti .
Janë ata që bëjnë xhihad edhe pse të tjerët i etikojnë me lloj-lloj llagapesh si :
"terrorist" ,"prishës te rendit në tokë" ,njerëz anormalë " etj. etj.

Në ditën e Gjykimit do tu thuhet atyre:

"Përse nuk shkuat me njerëzit e tjerë (sepse në ditën e Gjykimit secili grup do të shkojë pas atyre që kanë adhuruar përveç Allahut)

Ata do të thonë :

"Ne i braktisëm këta njerëz në dunja (idhujtarët dhe atë që adhuronin ata) dhe ne do të presim Zotin tonë që kemi adhuruar"

Hasan El Basriu tha:

"Një besimtar është i huaj në këtë botë , ai s`ka frikë nga përbuzjet , ai nuk garon për lavdi personale.
Njerëzit janë në një gjendje , ai është në një gjëndje tjetër.
Njerëzit janë të kënaqur me të , atij i vjen neveri nga vetja (është i lodhur me vetveten)."


Nga karakteristikat e këtij grupi është se do kapen pas sunnetit edhe pse të tjerët e kanë lënë mënjanë.
Këta të huaj i lënë të gjithë bidatet që njerëzit shpikin edhe pse këto bidate mund të jenë bërë zakon në mes tyre.
Ata kapen pas teuhidit edhe pse të tjerët janë në shirk.
Ata nuk ia përshkruajnë veten që i takojnë asgjëje tjetër përveç Allahut dhe profetit .
Ata nuk kapen pas një dijetari , një tarikati , medhhebi apo grupi njerëzish.

Allahu i lavdëruar dërgoi profetin për gjithë njerzimin në një kohë që të gjithë ata ndiqnin besime të ndryshme .
Kishte nga ata që adhuronin pemë , lumenj ,kristianë, çifutë , zjarrputist etj.
Kur u shfaq në fillim Islami ndërmjet këtyre njerëzve ishte i huaj për ta.
N.q.s ndonjëri prej tyre pranonte Islamin ai do të bëhej i huaj në mes të njerëzve të tij, po Islami u përhap shpejt dhe kështu të huaj mbetën ata që s'pranuan Islamin .

Por pas kësaj , shejtani e çoi në rrugë të shtrembër njerëzimin , kështu që Islami u bë përsëri i huaj , ashtu siç profeti e parashikoi në hadith.

Dhe Islami i vërtetë që profeti e përshkruajti në hadithin për grupin e shpëtuar u bë akoma më i huaj.
Si mos të jetë kështu kur profeti tha në hadith që ummeti do ndahet në 73 grupe , që të gjithë do të shkojnë në xhehennem përveç grupit të shpëtuar.

Këta grupe (72) e kanë bazuar mësimin e tyre në dyshime e bidate dhe ndjekin dëshirat e tyre , nga ana tjetër grupi që qëllimi i vetëm i tyre është të fitojnë kënaqësinë e Allahut janë të huajt në mes të këtyre grupeve.

Kjo është arsyja pse një musliman i vërtetë që kapet pas sunnetit do të ketë shpërblimin e 50 sahabëve .

Kur profeti u pyet për ajetin:

"O ju që besuat , ruani veten tuaj.
Ai që ka humbur nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë.
Kthimi i të gjithë juve është tek Allahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat"

(Maide :105)

Profeti tha:

"Urdhëroni të mirën dhe ndaloni nga e keqja , derisa ju të shihni të ndiqen epshet dhe të preferohet dun'jaja (më shumë se ahireti) dhe secili njeri do të mashtohet nga mendimet e tij personale.
Kujdesuni për veten tuaj dhe largohuni nga njerëzit e zakonshëm.
Sepse ta dini që pas jush do të ketë ditë durimi , në ato ditë kush kapet për fenë Allahut është njëlloj sikur të mbajë prushin në dorë.
Kush është i aftë ta bëjë këtë (të durojë ) do të ketë shpërblimin e 50 personave.


Sahabët pyetën:

"O I dërguari i Allahut , shpërblimin e 50 nga ata ?

Ai iu përgjigj:

"Shpërblimin e 50 nga ju."
( Albani thotë hadith sahih)

Shpërblimi i tij është si shkak i të qenit i huaj mes njerëzve.

Kështu n.q.s besimtari që Allahu i ka dhuruar dritë e dituri do të ndjeki rrugën e Allahut le ta përgatisi veten për një jetë të huaji në mes të njerëzve të tij , ashtu siç paraardhësit e tij që pranuan Islamin u trajtuan si të huaj.
Kështu ai do të jetë një i huaj në mënyrën e të besuarit , sepse njerëzit e kanë ngatëruar besimin e tyre (të vertetën e kanë përzier me të kotën) ,
ai do të jetë një i huaj në fenë e tij , sepse njerëzit e kanë ndryshuar atë ,
ai do të jetë një i huaj në mënyrën e të falurit , sepse njerëzit s`kanë dije për të falurit siç duhet ,
ai do të jetë një i huaj në urdhërimin e të mirës dhe ndalimin nga e keqja , sepse njerëzit kanë marrë të keqen si të mirë dhe kanë braktisur të mirën si të keqe ,
ai do të jetë një i huaj në xhihadin , sepse njerëzit e quajtën çlirimin nga zullumqarët "terrorizëm ",
ai do të jetë një i huaj për çështjet e kësaj bote dhe për çështjet e ahiretit duke thirrur në rrugën e Allahut dhe duke duruar njerëzit që e luftojnë atë.

Lloji i dytë janë të huajt e poshtëruar , sepse këta njerëz janë mëkatarët e shëmtuar , injorantët dhe arrogantët e njerëzve.
Ata janë të huaj sepse kanë refuzuar të ndjekin rrugën e drejtë të Allahut .
Huajësia e tyre është , sepse nuk i përkasin Islamit dhe kështu do të mbesin të huaj edhe pse janë të shumtë në numër , kanë fuqi dhe janë të përhapur gjithandej.
Allahu na ruajt që mos të bëhemi nga ky lloj të huajsh.

Lloji i tretë është i huaji i zakonshëm.
Eshtë ndjenja e udhëtarit që udhëton në një vend të huaj duke ditur që do të largohet nga ai vend.
Në këtë aspekt në këtë lloj hyjmë të gjithë ne , e kuptojmë këtë apo jo , ne jemi të huaj në dun'ja dhe do të shkojmë pas kësaj tek vendi ynë i përjetshëm.
Ky është kuptimi i hadithit kurprofeti i thaIbn Umerit:

"Jeto në këtë botë sikur je i huaj."

Ky lloj ka mundësinë të bëhet nga lloji i parë n.q.s e kuptojnë atë që tha profeti.

Ne lusim Allahun të na bekojë ne si muslimanë , me dituri e drejtësi , të na falë mëkatet dhe të na fusi në mëshirën e Tij.

Lavdëruar qoftë Zoti ynë , Zoti i lavdisë dhe Fuqisë , i pastër është Ai nga ajo që i shoqërojnë .

Me ndihmën e Allahut mbarova këtë përkthim.
Disa fjalë i kam përkthyer me përafërsi dhe lus Allahun të m'i fali gabimet dhe lëshimet në përkthim.

Përktheu :Ilir Delija

Sunday, 8 December 2019

Moralet e mira

Imam Ebu Muhammed Abdullah ibn Ebi Zejd, udheheqesi i dijetareve te medh'hebit Maliki te kohes se tij tha" Moralet e mira gjitheperfshihen ne keto 4 hadithe:" Kush beson Allahun e diten e gjykimit le te flase mire ose le te heshte" .. " Pjese e se qenit musliman i mire eshte lenia e asaj qe nuk te intereson ( qe nuk eshte pune e jotja sh.p) ".. " Nje person e pyeti Profetin salaAallahu alejhi ue sel-lem me keshillo e ai i tha" Mos u zemero" .." Askush nga ju nuk beson me te vertete derisa te doje per vellain e tij cfare do per veten e rij."
Sherrh Sahih Muslim.

Ibn Mubarek e plaka

Nje grua e tille...

Transmetohet se Abdullah Ibnul Mubarek, njëri prej dijetarëve të mëdhenj në kohën e Tabiinëve tregon:

“Mora rrugën për të kryer Haxhin në shtëpine e shenjtë dhe për të bërë gjithashtu Umren, vizitën e Qabes.

Gjatë rrugës pashë nga larg dicka të zezë dhe më pas dallova se aty ishte një plakë e moshuar e cila kishte veshur një mbulesë të leshtë.

Iu drejtova me keto fjalë:

Ibnul Mubarek: Esselamu elejkum.

Plaka: “Selamun kaulen min rabbin rahim.” (Selam, fjalë prej Zotit mëshirëplotë) Sure Jasin 57.

Ibnul Mubarek: Allahu të mëshiroftë, cfarë bën në këtë vend?

Plaka: “Atë që e humb Allahu nuk ka kush e udhëzon.” Sure Aëraf 186.

Ibnul Mubarek: Kuptova që ajo kishte humbur rrugën dhe i thashë: “Ku kërkon të shkosh?”

Plaka: “I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhammedin) natën nga Xhamia e shenjtë (në Mekë) në xhaminë e Largët (të Jeruzalemit).” Sure Isra 1.

Ibnul Mubarek: Kuptova se ajo e kishte kryer Haxhin dhe ishte nisur për te Xhamia Aksa, atëherë i thashë: “Sa kohë ke që je këtu?”

Plaka: “Tri ditë të plota.” Sure Merjem 19.

Ibnul Mubarek: Nuk shikoj të kesh ushqim për të ngrënë!?

Plaka: “Ai është i cili më ushqen dhe më jep të pi.” Sure Shuara 79.

Ibnul Mubarek: Po për abdestin si ja bën?

Plaka: “E nëse nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemmum me dhe të pastër!” Sure Nisaë 43.

Ibnul Mubarek: Kam me vete ushqim, mund të jap dicka për të ngrënë?

Plaka: “Pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja!” Sure Bekare 187.

Ibnul Mubarek: Po tani ne nuk jemi në muajin e Ramazanit!

Plaka: “E kush bën dicka vullnetare ajo është më e mirë për të.” Sure Bekare 184

Ibnul Mubarek: Ne na është lejuar ta celim kur jemi në udhëtim.

Plaka: “Por, nëse agjëroni, ajo është më e mirë nëqoftëse e dini.” Sure Bekare 184.

Ibnul Mubarek: Pse nuk më flet ashtu sic të flas dhe unë?

Plaka: “(njeriu) Për cdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikqyrës të gatshëm (për ta shënuar). Sure Kaf 18.

Ibnul Mubarek: Cilëve njerëzve i përket?

Plaka: “Mos ndiq dicka për të cilën nuk ke dijeni, sepse dëgjimi, shikimi dhe zemra jote, të gjitha këto do të meren ne përgjegjësi.” Sure Israë 36.

Ibnul Mubarek: Vërtet gabova, ma bëj hallall!

Plaka: “Sot s’ka qortim për ju; Allahu do t’ju falë.” Sure Jusuf 92.

Ibnul Mubarek: A ke dëshirë të hipësh sipër devesë sime deri sa të arrish karvanin tënd?

Plaka: “Për cdo vepër të mirë që bëni, Allahu ka dijeni për të.” Sure Bekare 197.

Ibnul Mubarek: E bëra devenë gati duke rënë në gjunjë.

Plaka: “Thuaju besimtarëve që t’i ulin shikimet e tyre.” Sure Nur 30

Ibnul Mubarek: E ula shikimin dhe i thashë: “Hip.” Kur deshi te hipte, deveja iku dhe asaj iu shkyen një pjesë e rrobeve.

Plaka: “Cfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë.” Sure Shura 30.

Ibnul Mubarek: Duro pak sa t’ia lidh këmbët devesë!

Plaka: “Ne ia bëmë atë cështje Sulejmanit të kuptueshme.” Sure Enbijaë 79.

Ibnul Mubarek: Ia lidha këmbët devesë dhe i thashë asaj: “Hip!” E ajo hipi.

Plaka: “Lavdëruar qoftë Ai që na i nënshtroi këto (krijesa) për ne, se ne vetë nuk do mundnim t’i kishim nën pushtet.” Sure Zuhruf 13.

Ibnul Mubarek: Pas kësaj mora frerët në dorë dhe nisa te ecë me nxitim dhe duke ngritur zërin.

Plaka: “Ec me kujdes e i përmbajtur dhe fol me zë të ulët!” Sure Lukman 19.

Ibnul Mubarek: Fillova duke ecur ngadalë e duke recituar vjersha.

Plaka: “Lexoni sa të mundni nga Kur’ani!”
Sure Muzemmil 20.

Ibnul Mubarek: Vërtet ty të është dhënë një mirësi e madhe.

Plaka: “Për këtë gjë nuk përkujtohen vetëm se të mencurit.” Sure Bekare 269.

Ibnul Mubarek: Pasi ecëm pak e pyeta: “A keni bashkshort?”

Plaka: “O besimtarë! Mos pyesni për ato gjëra të cilat po të shfaqeshin nuk do t’u vinte mirë.” Sure Maide 101.

Ibnul Mubarek: Atëherë heshta e nuk i fola më derisa arritëm karvanin, pastaj i thashë: “Ja ku është karvani, kë ke aty?

Plaka: “Pasuria dhe djemtë janë stolia e jetës së kësaj bote.” Sure Kehf 46.

Ibnul Mubarek: Kuptova që aty ishin djemtë e saj dhe e pyeta: “Cfarë bënin ata me karvanin e Haxhit?”

Plaka: “Ai ka vënë edhe shenja të tjera, si dhe yjet nëpërmjet të cilave njerëzit orientohen.” Sure Ennahl 16.

Ibnul Mubarek: “Kuptova që djemtë e saj ishin udhërrëfyes të udhëtarve, andaj u drejtova nga kubetë dhe e pyeta: “Cilët njerëz ke aty?”

Plaka: “Ibrahimin Allahu e mori për mik të ngushtë.” Sure Nisaë 125. “Allahu Musait i ka folur drejt përdrejt.” Sure 164. “O Jahja! Rroke fort Librin (Tevratin)!” Sure Merjem 12.

Ibnul Mubarek: Atëherë thirra: “O Ibrahim, o Musa, o Jahja!” Dhe ja para meje u shfaqen tri djem si ishin hëna. Pastaj të gjithë u ulëm.

Plaka: “Dërgoni njërin prej jush në qytet me këtë monedhë argjendi tuajën e le të shikojë se cili ushqim është më i pastër!” Sure Kehf 19.

Ibnul Mubarek: Njëri prej tyre shkoi dhe bleu ushqim e ma vendosën para.

Plaka: “Hani dhe pini e ju bëftë mirë për atë që keni bërë në ditët e kaluara!” Sure Hakka 24.

Ibnul Mubarek:  Tani këtë ushqim do ta konsderoj për veten time të ndaluar derisa të më tregoni si është cështja e kësaj plake.

Djemtë: Kjo është nëna jonë.

Që prej dyzet vjetëve ajo nuk flet vetëm se me ajete kur’anore nga frika se mos gabon dhe e zemëron Allahun.

“Kjo është mirësi e Allahut, që Ai ia jep kujt të dojë; e Allahu ka mirësi pa fund.” Sure Hadid 21

Thursday, 5 December 2019

Kaderi

El Khattabi tha;" Shume njerez mendojne se kadaja e kaderi i Allahut do te thote qe Allahu po i detyron njerezit qe te bejne cfare ka shkruar Ai. E verteta nuk eshte ashtu sic e mendojne ata. Ajo vetem tregon qe Dituria e Zotit i paraprin cfaredolloj vepre qe te bejne ata dhe se veprat e tyre jane ne perputhje me ate qe Ai di per ta, dhe se Ai e ka krijuar te miren e te keqen."
Sherrh Sahih Muslim i Neueuiut Libri i Besimit.
Thote el Khatabi gjithashtu persa i perket te mires e se keqes" Ato i atributohen Allahut ne sensin e ekzistences e krijimit, e i atributohen atyre qe i bejne ato ne sensin e kryerjes se vepres.