Sunday, 9 December 2018

Kush flet me shume ka me shume dije!!

Thote Imam Ibn Rexheb el Hanbeli, rahimehullah:" Jemi sprovuar me injorantet nga mesi i njerezve te cilet besojne se nese dikush flet shume atehere eshte me i ditur se ata qe kane paraprire( te paret tane te mire sh.p). Ka prej tyre qe besojne se nje person i caktuar eshte me i zgjuar se sahabet dhe ata qe erdhen pas tyre per te vetmen arsye se hyn ne cdo detaj te nje ceshtjeje dhe ka opinion( mendim) per cdo gje. Disa prej tyre thone qe jane me te zgjuar se fukahate qe kane ndjekes( psh 4 imamet) e kjo thenie e tyre eshte e ngjashme me ate me perpara( dmth qe jane me te zgjuar se sahabet sh.p). Kjo per arsye se keta fukaha folen me shume se ata para tyre, keshtu qe ( nese pretendohet) se ata qe erdhen pas tyre dijne me shume vetem per shkak te sqarimit te detajuar, atehere ai duhet te jete me i ditur se ata qe folen me pak si psh Theuri, Euzai, Lejthi, Ibn Mubareku, prej gjenerates se tyre, e prej tabiineve e sahabeve. Ky qendrim tregon mosrepektim te qarte dhe nje sjellje te keqe ndaj paraardhesve te mire, e eshte akoma me shume mendim i keq ndaj tyre dhe akuzim me injorance e difekt ne dijen e tyre. Ue la haule ue la kuuete il-la bil-lah - e ska ndryshim e as fuqi pa Allahun." Miresia e Dijes faqe 47-48 botimi pdf ne anglisht.