Sunday, 23 September 2018

Fjala e islamit do te hyje ne cdo shtepi

Mikdam ibnel Esued tha se Profeti salaAallahu alejhi ue sel-lem tha:" Nuk do te kete shtepi prej tulle apo prej qimeje(leshi) ne siperfaqen e tokes vetem se Allahu do ta beje fjalen e Islamit te hyje ne te, nepermjet se ciles i nderuari do te nderohet e i poshtersuari do te poshtersohet." Musnedi i Imam Ahmedit nr 23302 sahih sipas Arrnautit ne tekhrixhin e Sahih ibn Hibbanit 6699

عن المقداد بن الأسود قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لَا يَبْقَى عَلَى ظَهْرِ الْأَرْضِ بَيْتُ مَدَرٍ وَلَا وَبَرٍ إِلَّا أَدْخَلَهُ اللَّهُ كَلِمَةَ الْإِسْلَامِ بِعِزِّ عَزِيزٍ أَوْ ذُلِّ ذَلِيلٍ
23302 مسند أحمد باقي مسند الأنصار


6699 المحدث شعيب الأرناؤوط خلاصة حكم المحدث إسناده صحيح في تخريج صحيح ابن حبان

Histori të bukura të treguara nga profeti -alejhi selam-. Historia e shtatëmbëdhjetë.

Histori të bukura të treguara nga profeti -alejhi selam-. Historia e shtatëmbëdhjetë.

Histori të bukura të treguara nga profeti -alejhi selam-.
Historia e shtatëmbëdhjetë.
Ebu Hurejra -radiallahu anhu- tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Dy burra nga Beni Israilët të vëllazëruar me njëri-tjetrin: njëri përpiqej shumë në adhurime kurse tjetri gjynahqar. Ai që përpiqej në adhurime e shihte gjithnjë shokun e tij në gjynahe dhe i thoshte: o filan, mjaft më! Kurse ai i thoshte: më lër mua dhe zotin tim! A mos je dërguar mbikëqyrës mbi mua?! Kështu, derisa një ditë e pa atë në një gjynah të madh dhe i tha: mjerë ti, mjaftë më! Ai i tha: më lër mua dhe zotin tim! A mos je dërguar mbikëqyrës mbi mua?! Atëherë ai i tha: “Pasha Allahun, nuk ka për të të falur Allahu apo nuk ka për të të futur kurrë në xhenet! Atëherë Allahu u dërgon atyre një melek për t’jua marrë shpirtrat dhe kur i bashkon para tij, i thotë gjynahqarit: shko dhe futu në xhenet me mëshirën time! Kurse tjetrit i thotë: A mos e di ti se ç’bëj unë? A mos atë që është e imja, e ke ti në dorë?! Çojeni atë në zjarr! Pasha atë që në dorën e tij është shpirti i Ebul-Kasimit, ai vetëm atë fjalë foli dhe ajo ia humbi dynjanë dhe ahiretin”
E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe e saktëson sheikh Albani.
Dobitë e përfituara nga kjo histori:
1- Besimtarët në lidhje me besimin e tyre ndahen në të devotshëm dhe në gjynahqarë. Këtë realitet e shohim edhe te Beni Israilët edhe në islam dhe është i pashmangshëm sepse varet nga besnikëria (amaneti) që kanë njerëzit në zemrat dhe në natyrën e tyre. Profeti -alejhi selam- njofton: “Amaneti ka zbritur në rrënjën e zemrave të burrave dhe pastaj kanë mësuar prej Kuranit e pastaj mësuan prej Sunetit” e transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Pra, përderisa amaneti i paraprin mësimit të fesë atëherë robi do të ketë devotshmëri aq sa amanet ka në zemrën e tij dhe për pasojë do të ketë dallime mes tyre në lidhje me të.
2- Rënia në gjynahe nuk do të thotë largim nga besimi nëse nuk shoqërohet me mohim sepse burri gjynahqar i pranonte gabimet dhe vazhdonte ta ruante besimin në Zotin e tij dhe në fund shpëtoi. Të njëjtën gjë e tregon edhe profeti -alejhi selam- në lidhje me islamin dhe thotë: “Islami ka shenjat e tij treguese si shenjat e rrugës. Prej tyre janë: Të besosh Allahun dhe të mos i bësh atij ortak. Të falesh namazin. Të japësh zekatin. Të agjërosh Ramazanin. Të vizitosh shtëpinë e shenjtë. Të urdhërosh për të mira dhe të ndalosh nga të këqijat. Ti japësh selam familjes tënde kur të hysh brenda. Tu japësh selam njerëzve kur të kalosh pranë tyre.
Kush le një prej tyre ka lënë ka lënë një pjesë prej islamit dhe kush i le të gjitha i ka kthyer shpinën islamit” e transmeton Ebu Ubejd El-Kasim bin Selam dhe e saktëson sheikh Albani.
Fjala e tij [kush i le të gjitha i ka kthyer shpinën islamit] dmth: robi vazhdon të ketë pjesë në islam përderisa nuk ia ka kthyer plotësisht shpinën atij duke mohuar edhe deklaratën e besimit e cila është baza e çdo dege të tij.
3- Urdhërimi për në të mira dhe ndalimi nga të këqijat është detyrë për besimtarët për të ruajtur shoqërinë e tyre të ndërtuar mbi bazën e besimit sepse burri i devotshëm kur pa shokun e tij duke shkelur porositë e Allahut e këshilloi dhe nuk e la atë në harresë siç thotë Allahu i madhëruar në Kuran: “Besimtarët dhe besimtaret janë kujdestarë të njëri-tjetrit: urdhërojnë për të mira, ndalojnë nga të këqijat, falin namazin, japin zeqatin dhe i binden Allahut dhe të dërguarit të tij. Ata do ti mëshirojë Allahu. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti” suretu Et-Teube: 71.
Shihet qartë se ajeti pasi tregon për kujdestarinë e besimtarëve mes njëri-tjetrit e fillon menjëherë me urdhërimin për në të mira dhe ndalimin nga të këqijat dhe jo me detyrat individuale sepse kjo detyrë kërkohet në lidhje me shoqërinë e besimit dhe ua ruan atyre atë.
4- Urdhërimi për në të mira dhe ndalimi nga të këqijat është detyrë të cilën e përmbanin të gjitha udhëzimet qiellore. Allahu i madhëruar kur tregon rreth Beni Israilëve thotë: “Ata të cilët mohojnë argumentet e Allahut, vrasin pa të drejtë profetët dhe vrasin ata të cilët urdhërojnë për në të drejtën prej njerëzve, përgëzoji me një dënim të dhembshëm” suretu Ali Imran: 21.
Imam Kurtubiu në komentimin e këtij ajeti thotë: “Ky ajet tregon se urdhërimi për në të mira dhe ndalimi për në të këqija ka qenë detyrë te popujt e mëparshëm gjë e cila për të janë dërguar profetët dhe për të është bërë halifja (udhëheqësit sipas normave të profetëve)”.
5- Nuk duhen braktisur besimtarët mëkatarë kur pasi këshillohen nuk i ndërpresin mëkatet e tyre nëse ata i pohojnë gabimet e tyre dhe nuk shprehin urrejtje ndaj porosive të Allahut dhe nëse nuk është frika se ata mund të prishin të tjerët, sepse burri i devotshëm nuk e braktisi shokun e tij edhe pse ai i përsëriste gjynahet e veta. Kjo sepse braktisja e tyre në të tilla raste kur ata më shumë se kurdoherë kanë nevojë që dikush ti këshillojë apo ti qortojë mund të çojë në humbjen e plotë të tyre ndërsa mbajtja e lidhjeve me ta dhe durimi ndaj tyre mund të jetë shkak për udhëzimin e tyre siç ka ardhur nga disa prej selefeve:
Umr bin El-Khattab -radiallahu anhu-: “Kur ta shihni vëllanë tuaj të ketë rrëshqitur: ngrijeni, drejtojeni dhe lutjuni Allahut që t’ia mundësojë pendimin dhe mos jini ndihmëtarë të Shejtanit kundër tij” e transmeton Bejhakiu.
Ebu Darda -radiallahu anhu- thoshte: “Nëse vëllai yt ndryshon dhe devijon nga rruga e tij mos e lër atë për këtë shkak sepse vëllai yt nëse shtrembërohet njëherë dhe drejtohet njëherë tjetër”.
Ibrahim En-Nekhaij: “Mos i këput lidhjet me vëllanë tënd dhe as mos e braktis atë kur bën gjynahe sepse ai mund ti bëjë ato sot dhe ti lejë nesër”. Shih librin Kutul-Kulub fij muamelet El-Mahbub.
6- Mosbraktisja e gjynahqarëve është akoma më shumë e kërkuar kur njerëzit përveç fesë së Allahut kanë edhe lidhje të tjera si lidhje shoqërie dhe vëllazërimi siç shihet në këtë histori, apo dhe lidhje të tjera: gjaku, pune, nderesh (kur ata mund të të kenë ofruar ndihmë e përkrahje në raste nevojash pa interes) etj që ata të mos e humbin rrugën e drejtë.
7- Nuk lejohet t’ia humbim askujt shpresën nga mëshira e Allahut nxitur nga urrejtja e së keqes dhe vullneti për zbatimin e porosisë së Allahut për të urdhëruar për në të mira dhe ndaluar nga të këqijat pavarësisht se në çfarë gjynafi është robi.
Abdullah bin Mesudi -radiallahu anhu- thoshte: “Kur ta shihni vëllanë tuaj duke bërë ndonjë gjynah mos u bëni ndihmëtarë të Shejtanit duke thënë: o Allah, poshtëroje atë! O Allah mallkoje atë! Por kërkoni Allahut ta largojë nga e keqja sepse ne shokët e profetit -alejhi selam- nuk thoshim për ndokënd gjë derisa ta shihnim se si do vdesë: nëse do e mbyllte mirë shpresonim mirë për të dhe nëse mbyllte keq kishim frikë për të punën e tij” e transmeton Abdurrazaku.
8- Të betohesh për dikë se nuk e falë Allahu, apo se do të futet në xhehenem është prej gjynaheve të mëdha sepse kjo do të thotë të dalësh mbi Allahun duke dhënë gjykime që i takojnë vetëm atij. Kjo punë është teprim në urdhërimin për në të mira dhe ndalimin nga të këqijat sepse ne jemi ftues në rrugën e Allahut dhe jo gjykatës madje ajo është më e rëndë te Allahu se shkelja e porosive të tij duke e pohuar gabimin dhe duke shpresuar mëshirën e tij sepse Allahu nuk e fali këtë burrë i cili nuk kishte gjynah tjetër veç tij dhe e fali atë tjetrin edhe pse kishte shumë gjynahe por asnjëra prej tyre nuk e kishte këtë domethënie siç shihet qartë kur ai thoshte: [më lër mua dhe zotin tim!].
9- Punët e mira mund të prishen edhe nga gjynahe që nuk janë kufr dhe shirk sepse burrit të devotshëm me betimin e tij iu fshinë të gjithë punët e mira. Kjo gjë ka ardhur në një hadith tjetër i cili ka shumë mundësi të bëjë fjalë për të njëjtën ngjarje dhe thotë: “Një burrë tha: Pasha Allahun! Nuk do ta falë Allahu filanin! Dhe Allahu i madhëruar tha: Kush është ai i cili do të dalë mbi mua duke u betuar se nuk do ta fal filanin?! Unë e kam falur atë dhe ta kam fshirë punën tënde” e transmeton Muslimi.
Në një transmetim tjetër të hadithit ka një shtesë me të njëjtin kuptim ku thuhet: “Allahu i shpalli profetit të tij se kjo gjë është mëkat (i madh) prandaj le ti rifillojë punët” e transmeton Taberani dhe e saktëson sheikh Albani.
Sheikh Albani -Allahu e mëshiroftë- në lidhje më këtë hadith thotë: “Këtu ka argumentim të qartë se betimi për dikë se nuk e fal Allahu i prish punët siç i prish dhe mohimi (kufri), lënia e namazit të ikindisë etj” shih librin Es-ssilsile Es-Sahiha.
Në lidhje me namazin e ikindisë, sheikh Albani -Allahu e mëshiroftë- ka për qëllim hadithin e profetit -alejhi selam- i cili thotë: “Kush e le namazin e ikindisë, i është fshirë puna” e transmeton Buhariu.
10- Falja e gjynaheve për besimtarët mund të bëhet edhe pa teube (pendim) mirëpo kjo është nën dëshirën e Allahut dhe ai ia bën kujt të dojë këtë mirësi siç u pa qartë në këtë hadith kur njërit prej dy burrave ju falen gjynahet kurse tjetrit jo.
11- Rreziku i gjuhës është i madh dhe duhet të ruhemi prej saj sepse ky njeri i devotshëm vetëm për një fjalë iu prish puna dhe përfundoi në zjarrin e xhehenemit. Profeti -alejhi selam- thotë: “Robi mund të flasë një fjalë që e gëzon Allahun duke mos i kushtuar asaj rëndësi dhe Allahu e ngrenë atë në grada të larta dhe mund të flasë një fjalë që e zëmëron Allahun duke mos i kushtuar asaj rëndësi dhe zhytet me të në zjarrin e xhehenemit” e transmeton Buhariu dhe Muslimi. Prandaj dhe porosia e profetit -alejhi selam- për Ibn Abasin kur i tregoi për punët e mira që të futin në xhenet dhe të largojnë nga xhehenemi, i tha: “A të tregoj për atë që prej saj varen të gjitha: Ai i tha: Po, o i dërguari i Allahut! ai i tha: mbaje fort këtë (gjuhën)! Ai i tha: o i dërguari i Allahut, a do të dënohemi për ato që flasim? Ai i tha: Mbetë pa ty nëna jote! A nuk hidhen njerëzit me fytyra në zjarr veçse nga të korrurat e gjuhëve të tyre?!” e transmeton Ahmedi, Ibn Maxhe, Tirmidhiu dhe e saktëson sheikh Albani.
Dr. Abdullah Nabolli

Përse Allahu e do punën qoftë edhe të vogël kur është e vazhdueshme dhe nuk e pëlqen punën e shumtë por që ndërpritet?

Përse Allahu e do punën qoftë edhe të vogël kur është e vazhdueshme dhe nuk e pëlqen punën e shumtë por që ndërpritet?

Përse Allahu e do punën qoftë edhe të vogël kur është e vazhdueshme dhe nuk e pëlqen punën e shumtë por që ndërpritet? Sqarim i mahnitshëm nga dy kolosë të ummetit.
Imam en Neueuij ka thënë: “Duke vazhduar të paktën vazhdon adhurimi, me përmendjen e Allahut, të ndjerit të mbikqyrjes së Tij, me sinqeritet dhe ecje drejt Zotit (me llojet e adhurimeve). Ndryshe nga e shumta e lodhshme që ndërpritet. Derisa shtohet e pakta e vazhdueshme dhe bëhet shumëfish më e madhe se e shumta e ndërprerë.”
Dhe ka thënë Ibnul Xheuzij: “Allahu i do më shumë veprat e vazhdueshme për dy shkaqe:
E para: sepse ai që e lë punën pasi e ka filluar atë, është si ai që i ndërpret lidhjet pasi i mbante ato. Dhe në këtë kuptim ai meriton qortim. Për këtë arsye ka ardhur kërcënim për atë që e dinte përmendësh një ajet pastaj e ka harruar atë, edhe pse përpara se ta dinte atë nuk e meritonte qortimin.
Dhe e dyta: sepse ai që vazhdon në mirësi është vazhdimisht në shërbim, dhe nuk është ai që qëndron një kohë të caktuar çdo ditë te porta si ai që qëndron një ditë të tërë pastaj largohet.”
“Fet’hul Barij” 1/127