Saturday, 17 February 2018

Sprova e pasurisë

Sprova e pasurisë

Shejh Ebu Islam Salih bin Taha Abdulvahid (Allahu e mëshiroftë!): Sprova e pasurisë. Allahu Lartësuar thotë: “Pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju. Allahu ka shpërblim të madh.” Et-Tegabun, 15
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Me të vërtetë çdo popull ka sprovë. Dhe sprova e popullit tim është pasuria.” Hadith autentik. Transmeton Tirmidhiu (2336), Ahmedi (4/160), Ibën Hibani (3212) dhe Hakimi (4/354). “Sahihu et-Tergib uet-Terhib” (3253)
Prej shembujve që nxjerrin në pah se pasurisë është sprovë, përmendim:
1-Allahu Lartësuar thotë: “Ka nga ata (hipokritë) që kanë bërë besëlidhjen me Allahun, duke thënë: “Nëse Ai na jep nga dhuntitë e Tij, sigurisht që do të japim lëmoshë dhe sigurisht që do të bëhemi njerëz të mirë”! Por kur Ai u dha atyre nga dhuntitë e Veta, ata u bënë koprracë dhe kthyen shpinën, duke u larguar.” Et-Teube, 75-76
2-I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Te Beni Israilët ishin tre persona. Një i sëmurë me lebrozë, një qeros (sëmundjen e rënies së flokut) dhe një i verbër. Allahu deshi t’i sprovonte ata dhe u dërgoi një engjëll. Engjëlli në fillim shkoi te personi sëmurë me lebrozë dhe i tha: “Kush është gjëja më e dashur për ty?” Ai tha: Ngjyra e mirë (bukur) dhe lëkura e bukur. Ngase njerëzit largohen prej meje dhe kanë neveri për shkak të sëmundjes. Tha: Engjëlli e preku dhe atij iu largua sëmundja. Pastaj atij iu dha ngjyrë e mirë dhe lëkurë e bukur. Engjëlli i tha: “Cila pasuri të pëlqen më shumë?” Tha: Devetë -ose ka thënë lopët- dyshon transmetuesi. Atij iu dha një deve e mbarsur. Dhe tha: Allahu të dhëntë begati në të!
Tha: Pastaj engjëlli shkoi te qerosi dhe i tha: “Kush është gjëja më e dashur për ty?” Ai i tha: Flokët e bukur dhe të më largohet kjo sëmundje, nga e cila njerëzit kanë neveri prej meje. Tha: Engjëlli e preku dhe sëmundja iu largua. Tha: Dhe iu dhanë atij flokë të mirë. Tha: “Cila pasuri të pëlqen më shumë?” Tha: Lopët. Kështu që atij ia dha një lopë të mbarsur dhe i tha: Allahu të dhëntë begati në të!
Tha: Pastaj engjëlli shkoi tek i verbri dhe e pyeti: “Kush është gjëja më e dashur për ty?” Ai i tha: “Allahu të më kthejë shikimin që të mund të shikoj njerëzit. Tha: Engjëlli e preku dhe Allahu ia ktheu shikimin. Engjëlli i tha: “Cila pasuri të pëlqen më shumë?” Ai tha: “Delet.” Kështu atij iu dha një dele e mbarsur.
Tha: Të tre kafshët u shtuan shumë. Tha: Njëri kishte luginë plot me deve, i dyti një luginë plot me lopë dhe i treti një luginë plot me dele.
Tha: Pastaj engjëlli erdhi tek i pari në pamjen e tij (me sëmundjen e lebrozës) dhe i tha: Unë jam i varfër dhe kam humbur çdo gjë në udhëtim. Nuk ka njëri që mund të m’i plotësojë nevojat përveçse Allahu e pastaj ti. Të kërkoj në emër të Atij (Allahut) që të ka dhënë këtë ngjyrë të mirë, këtë lëkurë të bukur dhe pasuri të shumtë që të më japësh një deve, me të cilën të vazhdoj udhëtimin e të mbërrij te vendi për ku jam nisur. Ai tha: Kam shumë detyrime. Engjëlli i tha: “Më duket se të njoh ty! A nuk ishe ti me sëmundjen e lebrozës dhe njerëzit largoheshin prej teje? Ishe i varfër dhe Allahu të dha pasuri?!” Tha: Unë këtë pasuri të madhe e kam të trashëguar. Engjëlli tha: “Nëse gënjen, atëherë Allahu të ktheftë ashtu siç ke qenë.”
Tha: Pastaj engëlli shkoi te ai që s’kishte flokë në formën e tij (siç ishte më herët pa flokë) dhe i tha atij të njëjtën gjë që i kishte thënë dhe të parit. Ndërsa ky i ktheu po atë përgjigje si i lebrosuri. Engjëlli i tha: “Nëse gënjen, atëherë Allahu të ktheftë ashtu siç ke qenë.”
Tha: Engjëlli shkoi te i verbëri në formën e një njeriu të verbër dhe i tha: Unë jam i varfër dhe udhëtar. Kam humbur çdo gjë që posedoja në udhëtim. Dhe sot s’ka kush që mund të m’i plotësojë nevojat përveçse Allahu e pastaj ti. Të kërkoj në emër të Atij që të ka kthyer shikimin të më japësh një dele që të vazhdoj udhëtimin e të arrij në vend. Ai tha: Unë kam qenë i verbër dhe Allahu ma ktheu shikimin. Prandaj merr çfarë të duash dhe lër çfarë të duash. Pasha Allahun! Sot s’do të pengoj nga asgjë që dëshiron të marrësh për hir të Allahut të Lartësuar.
Tha: “Mbaje pasurinë tënde. Ju të tre ishit në sprovë. Ai (Allahu) është i kënaqur me ty dhe i zemëruar me dy shokët e tu.” Buhariu (3464) dhe Muslimi (2946) dhe teksti është i tij.
3-Karuni i cili u sprovua me pasurinë e shumtë. Allahu Lartësuar thotë: “Me të vërtetë, Karuni ka qenë nga populli i Musait, por i shtypte ata. Ne i patëm dhënë atij aq thesare, saqë çelësat e tyre vështirë se do të mund t’i mbante një grup njerëzish të fuqishëm. Njerëzit e popullit të tij i thanë: “Mos u ngazëlle me pasurinë që ke, sepse Allahu nuk i do ata që ngazëllehen! Por përpiqu me atë që të ka dhënë Allahu të fitosh jetën e botës së ardhshme, duke mos harruar pjesën tënde në këtë botë. Bëju mirë të tjerëve, ashtu si të ka bërë mirë ty Allahu. Mos kërko ngatërresa në Tokë, sepse Allahu nuk i do ngatërrestarët.” Ai tha: “Kjo më është dhënë vetëm prej diturisë sime”. Vallëa nuk e dinte ai, se Allahu kishte zhdukur para tij shumë brezni, që kishin qenë më të fuqishëm dhe që kishin grumbulluar më shumë pasuri se ai? Por keqbërësit nuk do të pyeten për gjynahet e tyre. Kur ai dilte para popullit të vet me stolitë e tij, ata që lakmonin jetën e kësaj bote thanë: “Ah! Sikur të na ishte dhënë edhe neve si Karunit! Vërtet që ai është njeri me fat.” El-Kasas, 76-79
“Uesailu eth-Thebati ala ed-dijn fi zemen el-fiten”
Përktheu: Unejs Sheme

Sunday, 11 February 2018

Tregimtarët dhe selefët.

Imam ibnul-Xheuzi ka thënë:
القاص هو الذي يتبع القصة الماضية بالحكاية عنها و الشرح لها
Tregimtar është ai që merret me tregimin e gjërave të shkuara, duke folur për to dhe duke i shpjeguar.” 
Transmeton Ibn Maxheh me sened të mirë nga Abdullah ibn Umer radijAllahu anhuma se ka thënë:
لم يكن القصص في زمن رسول الله صلى الله عليه و سلم و لا زمن أبي بكر و لا زمن عمر
"Nuk ishin tregimet metodë daveti (të njohura) në kohën e të Dërguarit sal-lallahu alejhi ue sel-lem, as në kohën e Ebu Bekrit dhe as në kohën e Umerit."
Transmetojnë Imam Ahmedi dhe Taberani nga Saib bin Jezid se ka thënë:
إنه لم يكن يقص على عهد رسول الله صلى الله عليه و سلم و لا زمن أبي بكر و لا زمن عمر
"Nuk kanë treguar tregime në kohën e të Dërguarit sal-lallahu alejhi ue sel-lem, as në kohën e Ebu Bekrit e as në kohën e Umerit.
Transmeton Imam Taberani nga Amr bin Zerarate se ka thënë:
وقف علَيَّ عبد الله بن مسعود و أنا أقص فقال: يا عمرو ! لقد ابتدعت بدعة و ضلالة أو إنك لأهدى من محمد صلى الله عليه و سلم و أصحابه
Ndaloi tek unë një ditë Abdullah Ibn Mes'udi, kur po tregoja një tregim dhe më tha: O Amr, me të vërtetë ke bërë një bidat dhe humbje ose je më i udhëzuar se Muhammedi sal-lallahu alejhi ue sel-lem dhe shokët e Tij."
Transmeton Ibn Ued-Dahu me senedin e tij tek libri "Bidatet dhe ndalimi prej tyre" nga Dah-haku se ka thënë:
رأيت عمر بن عبد العزيز يسجن القصاص و من يجلس إليهم 
و فيه أيضا عن همام بن الحارث التيمي قال:"لما قص إبراهيم التيمي أخرجه أبوه من داره و قال: ما هذا الذي أحدثت " 
و فيه أيضا عن معاوية بن قرة أنه قال: " كنا إذا رأينا الرجل يقص قلنا هذا صاحب بدعة"
"E kam parë Umer ibn AbdulAzizin t’i burgosë tregimtarët dhe kush ulet me to." 
Gjithashtu po në këtë  burim transmetohet nga Hemmam ibnil-Harith et-Tejmij se ka thënë: 
"Kur Ibrahim et-Tejmij tregoi një histori e nxori babai i tij nga shtëpia dhe i tha: “Çfarë është kjo risi!”
Gjithashtu nga Muauijeh bin Kur-rah transmetohet se ka thënë:
"Kur shikonim dikë që merrej me tregime, thonim për të: “Ky është veprues i bidatit.”
Kështu ishte cështja tek selefët të cilët na kanë paralajmëruar ndaj kësaj risie e cila sot ka institucion dhe konsiderohet nga medodat më efikase në davet. Habitesh kur shikon një libër i cili flet për Palestinën dhe padrejtësinë që i bëhet muslimanëve në atë vend dhe fillon libri nga faqja e parë me tregimin “Ujku po pinte ujë në lumë dhe pak më poshtë po pinte uje delja...”
Shikojmë gjithashtu hytbe dhe mësime që cdo ditë e më shumë mbushen me tregime “Doli gjarpri nga varri.” etj. 
Tregimi i historive nga Kurani dhe Suneti eshte metodë e Ehli Sunetit por këtë metodologji duhet ta mësojmë dhe praktikojmë siç e kanë bërë selefët dhe të kufizohemi e ndalojmë aty ku ata kanë ndaluar.
Marrë nga libri:
“El-huxhexhul Kauijeh”
Shejkh Abdus-Selam bin Berxhes
(Allahu e mëshiroftë!)
Përshtati në shqip
Muhammed Abdullahi Ebu Umer
Durrës