Ky popull do dallohet me shkëlqimin e abdesit ditën e Kiametit
Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë: “Me të vërtetë populli (umeti) im do të vijë ditën e Kiametit me fytyrë dhe gjymtyrë që shkëlqejnë me rrezet e dritës prej gjurmëve të abdesit. Prandaj kush mundet prej jush ta shtojë rrezen e dritës (shkëlqimin), le ta bëj atë.” Mutefekun alejhi. Teksti është i Muslimit.
Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Me të vërtetë populli(umeti) im” d.m.th. umeti i përgjigjes, të cilët i janë përgjigjur të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe e kanë besuar atë. Këta quhen “umeh ixhabeh”[1].
Ndërsa umeti i thirrjes (umeh ed-daueh) janë të gjithë krijesat prej njerëzve dhe xhindëve, muslimanët dhe jobesimtarët. Ngase thirrja e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është e përgjithshme dhe përfshin të gjithë krijesat.
Fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem “do të vijë ditën e Kiametit” është për qëllim ditën e Ringjalljes. Është quajtur “El-Kijameh” për shkak të daljes së njerëzve nga varret e tyre për te Zoti i botëve. Ngase njerëzit do të ringjallen dhe do dalin nga varret e tyre, pastaj do të tubohen në “El-Mahsher”, pastaj do të merren në llogari për punët që kanë vepruar, do të peshohen veprat e tyre dhe do u jepet regjistri i veprave nga e djathta ose nga e majta. Dhe në fund ose për në xhenet ose për në zjarr.
Populli (umeti) i Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ditën e Kimaetit kur të tubohen të gjithë krijesat do të kenë shenja dalluese me anë të së cilave ata do të njihen. E ajo është bardhësia e fytyrave të tyre. Siç thotë Allahu Lartësuar: “Atë ditë kur disa fytyra do të zbardhen e të tjera do të nxihen. Sa për ata që do t’u nxihen fytyrat, (do t’u thuhet): “A mohuat pas besimit tuaj?![2] Atëherë shijoni dënimin për shkak se mohuat! Kurse ata, të cilëve do t’u zbardhen fytyrat,[3] do të jenë mëshirën e Allahut[4] ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” Al-Imran, 106-107
Fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “prej gjurmëve të abdesit” që kanë marr abdes në jetën e kësaj bote. Kjo tregon për vlerën e abdesit dhe se ai është adhurim madhështor, gjurmët e të cilit mbesin te besimtarët dhe shfaqen ditën e Kiametit.
“Prandaj kush mundet prej jush ta shtojë rrezen e dritës (shkëlqimin), le ta bëj atë.” Dijetarët kanë mendime të ndryshme përsa i përket kësaj fjalie; a është prej hadithit apo është prej fjalëve të Ebu Hurejrës radijallahu anhu? E sakta është se kjo është prej fjalëve të Ebu Hurjerës radijAllahu anhu.
Ky hadith tregon për disa çështje:
E para: Në të tregohet vlera e abdesit dhe se ai (abdesi) është dritë ditën e Kiametit me anë të së cilit do njihen muslimanët nga popujt e tjerë.
E dyta: Në të tregohet se abdesi është prej veçorive të këtij populli (umeti). Ngase ai është shenjë dalluese për ta (muslimanët) ne mesin e të gjithë popujve. Nëse abdesi do kishte qenë legjitim dhe për popujt e tjerë, atëherë ky popull (umet) nuk do specifikohej me këtë shenjë dalluese. Ky është argument se kjo shenjë dalluese është e veçantë vetëm për këtë popull (umet). Kjo është fjala më e saktë. Ka dijetarë që mendojnë se abdesi është (ka qenë) për të gjithë popujt.
E treta: Pasi e mësuam se fjala “Prandaj kush mundet prej jush ta shtojë rrezen e dritës (shkëlqimin), le ta bëj atë” është prej fjalëve të Ebu Hurejrës radijAllahu anhu, e ky është ixhtihad nga ana e tij, atëherë nga kjo (fjala e Ebu Hurejrës) nuk merret (nxirret) gjykimi legjislativ.
E katërta: Në hadith ka argument për kujdesin që duhet treguar në plotësimin e abdesit, perfeksionin e tij (marrjen në formën më të mirë) dhe shtimin i tij. Në mënyrë që muslimani të fitojë të këtë dallim madhështorë; e ajo është drita ditën e Kiametit.
Shkëputur me disa shkurtime nga “Tes’hilul ilmam bifik’hil ehadith min bulug el-meram” vëll. 1
Përktheu: Unejs Sheme
[1] Që ia janë përgjigjut thirrjes së Profetit alejhis-selam
[2] Si zgjodhët mohimin dhe humbjen para besimit dhe udhëzimit?! Si zgjodhët rrugën e gabuar dhe latë rrugën e drejtë?! Si e mohuat njësimin e Allahut dhe shkelët besën që ju ka marrë: se nuk do t’i bëni shok Atij, por do të adhuroni vetëm Atë?! E të gjitha këto, pas besimit se Allahu është Zoti juaj i vetëm dhe se nuk ka zot tjetër përveç Tij.
[3] Ata të cilët e përmbushën besën e tyre që i dhanë Allahut dhe njësuan Allahun, iu bindën Atij, ndoqën të Dërguarin e Tij.
[4] Në xhenetin e Allahut dhe në të mirat e xhenetit që Allahu i ka përgatitur për banorët e tij.