Sunday, 5 November 2017

Vëllai im, Allahu i Madhëruar të shëroftë!

Vëllai im, Allahu i Madhëruar të shëroftë!

Vëllai imAllahu i Madhëruar të shëroftë!
I sëmuri ka disa gjendje: Përgjatë sëmundjes së tij, përgjatë mjekimit të tij dhe gjendja pas shërimit të tij. Lusim Allahun të të shërojë dhe të dhurojë shëndet!
Gjendja e parë: Përsa i përket situatës gjatë sëmundjes kërkohet nga personi që nëse goditet me diçka, le ta dijë se kjo gjë i është paracaktuar atij. Siç thotë Allahu i Madhëruar: “S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë!”[1]Prandaj le të bëj kujdes muslimani që mos të hidhërohet me atë që i është caktuar atij.
Të këshilloj –Allahu Madhëruar të shëroftë dhe të dhëntë sukses në atë ku gjendet kënaqësia e Tij– me këtë përgjigje të hollësishme nga dijetari i madh fekihu shejh Muhamed bin el-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!), i cili është pyetur në lidhje me personin që hidhërohet kur goditet me ndonjë fatkeqësi.
Ai (Allahu e mëshiroftë!) u përgjigjë me fjalën: Njerëzit gjatë fatkeqësisë janë katër kategori:
Kategoria e parë: Hidhërimi. E kjo është disa llojesh:
Lloji parë: Të jetë me zemër. Të hidhërohet me Zotin e tij me hidhërim të rëndë për atë që Allahu Madhëruar ia ka paracaktuar atij. Kjo është haram. Madje mund të shpjerë dhe në kufër. I Madhëruari thotë: “Disa njerëz të tjerë e adhurojnë Allahun me kusht: Nëse u ecën mbarë, janë të kënaqur, por, nëse i godet fatkeqësia, ata kthehen në mohim e kështu humbasin këtë botë dhe tjetrën. Pikërisht kjo është humbja e qartë.”[2]
Llloji i dytë: Të jetë me gjuhë. Si p.sh. të jetë dua me shprehjet “mjerë “, “shkatërrim” e të ngjashme si këto.
Lloji i tretë: Të jetë me gjymtyrë. P.sh. me goditjen e faqjeve, grisjen e rrobave, me shkuljen e flokëve e të ngjashme si to. Të gjitha këto konsiderohen haram dhe mohojnë (zhvlerësojnë) durimin obligativ.
Katëgoria e dytë: Durimi (bërja durim). E kjo është ashtu siç ka thënë poeti:
Durimi emrin e tij e ka të hidhët në shijim
Por shija e tij është më e ëmbël se mjalti në përfundim
Personi sheh se kjo gjë është e rëndë për të porse ai e përballon. E urren këtë gjë porse besimi i tij e ruan atë nga hidhërimi. Ekzistenca e saj (fatkeqësisë) dhe mos ndodhja e saj nuk janë të njëjtë tek ai. Kjo është detyrë, sepse Allahu Madhëruar thotë: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm, se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit.”[3]
Katëgoria e tretë: Kënaqësia (është i kënaqur me paracaktimin). Kjo është që njeriu të jetë i kënaqur me fatkeqësinë që e ka goditur. Aq sa ekzistenca e kësaj fatkeqësije apo mos ndodhja e saj janë të njëjtë tek ai (nuk ia ndryshojnë gjendjen); nuk i sjellë vështirësi ekzistenca e saj dhe as nuk e rëndon përballimi i saj (kur e godet). Kjo është e pëlqyeshme dhe jo detyrë sipas fjalës më të saktë. Dallimi mes saj dhe katëgorisë para saj është e qartë, sepse ndodhja e fatkeqësisë dhe mos ndodhja e saj janë të njëjtë përsa i përket kënaqësisë të tij (është i kënaqur në të dyja rastet). Ndërsa tek ai para tij fatkeqësia është e rëndë për të porse ai bën durim.
Katëgoria e katër: Falënderimi (falënderon për çdo gjë që e godet). Kjo është kategoria më e lartë. Kjo është që personi të falënderojë Allahun e Madhëruar për fatkeqësinë që e ka goditur, sepse ai e di se kjo fatkeqësi është shkak për fshirjen e mëkateve të tij e ndoshta ai shton të mirat atij. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka ndonjë musliman që goditet me ndonjë dëm, me sëmundje apo diçka tjetër veçse Allahu i largon atij të këqijat ashtu siç bien gjethet e pemës.”[4]
Pas kësaj përgjigjeje nga imam Ibën Uthejmini (Allahu i Madhëruar e mëshiroftë!) kërkohet nga ai që gotitet me ndonjë fatkeqësi që të ketë mendim të mirë për Allahun e Madhëruar në të gjitha situatat e tij në përgjithësi dhe në veçanti gjatë sëmundjes së tij. E mos harro atë që të përmenda më sipër prej fjalës së Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Allahu Madhëruar thotë: “Unë jam tek mendimi i robit. Prandaj le të mendojë për mua çfarë të dojë. Nëse ai mendon mirë për Mua, do të gjejë mirë dhe nëse mendon keq, atë do ta gjejë.”[5]
Prandaj ki mendim të mirë për Allahun e Madhëruar, sepse Ai do të shërojë ty nga sëmundja në të cilës gjendesh.
Të këshilloj, Allahu të shëroftë, të shtosh dhe të këmbëngulësh në bërjen dua tek Allahu, sepse njeriu kur këmbëngul tek Allahu me dua dhe Ai sheh tek ai sinqeritet në këtë gjë, atëherë Ai ia lehtëson çështjen atij.
Ibën Haxher (Allahu Madhëruar e mëshiroftë!) ka thënë: “Në të tregohet se shërimi i të gjitha sëmundjeve me dua dhe mbështetje tek Allahu është më efikase dhe më e dobishme sesa barnat mjekësore. Madje ndikimi i saj dhe ndikimi emocional i trupit nga kjo gjë është më i madh sesa ai i barnave mjekësore. Porse kjo arrihet me dy gjëra: E para nga ana e të sëmurit. E ajo është qëllimi i sinqertë. Dhe tjetra nga ana e mjekuesit: E ajo është: Fuqia e orientimit dhe zemrës së tij me devotshmëri dhe tevekul (mbështetje tek Allahu).”[6]
Vëllai imAllahu të shëroftë!
Ktheju leximit të këtyre fjalëve dy ose tri herë “lutja dhe mbështetje tek Allahu është më efikase dhe më e dobishme sesa barnat mjekësore.”
Nga kjo nuk kuptohet se mjekimi me barna mjekësore duhet të lihet, porse është për qëllim se ndikimi i duasë dhe mbështetjes tek Allahu Madhëruar me sinqeritet ndikon më shumë ne shiprt sesa ndikimi i barnave dhe gjërave të tjera.
Vëllai imfalëndero Allahun!
Të gjithë ne kemi mundësi të bëjmë dua, atëherë pse i privojmë vetet tona prej mirësisë ku fillimi i saj është i lehtë ndërsa fundi shpërblimi mëi mirë?
Të përkujtoj ty me lutjen profetike, të cilën Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ia mësonte çdokujt që ankohej prej shokëve të tij. Transmetohet nga Uthman bin Ebi el-Asi radijAllahu teala anhu se ai u ankua tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për një dhembjeqë ndiente në trupin e tij që nga koha kur kishte pranuar islamin. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Vendose dorën tënde në vendin ku ndjen dhimbje në trupin tënd dhe thuaj “Bismil-lah” tri herë e pastaj thuaj shtatë herëEudhu biizetilah ue kudretihi min sherri ma exhidu ue uhadhiru.[7]
Prandaj nxito, Allahu të faltë, ta zbatosh këtë hadith në veten tënde dhe thuaj duanë e përmendur në hadith dhe ki mendim të mirë për Allahun e Madhëruar në mënyrë që të të shërojë. E assesi mos e humb shpresën nëse nuk sheh gjurmët e ndikimit, sepse mëshira e Allahut është e gjerë. Ai i Madhëruari e di nevojën tënde për Të dhe mëshirën e Tij
Të përkujtoj, Allahu Madhëruar të shëroftë, me të dërguarit dhe profetët e Allahut alejhimus-salati ues-selam, ngase ata kanë qenë njerëzit që më së shumti i luteshin Allahut të Madhëruar. Po vendos para teje disa ajete që e qartësojnë më mirë këtë gjë:
Allahu Madhëruar ka përmendur nga Ibrahimi alejhis-selam fjalën e tij: “dhe kur sëmurem Ai më shëron.[8]
Në lidhje me Ejjubin alejhis-selam: “(Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!” Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam mjerimin që kishte dhe ia kthyem familjen të dyfishuar në numër. (Këtë e bëmë) nga mëshira Jonë dhe që të jetë përkujtesë për ata që Na adhurojnë.”[9]
Në lidhje me Jakubin alejhis-selam: “(Jakubi) tha: “Unë dhimbjen time dhe pikëllimin tim ia paraqes vetëm Allahut e nga Allahu di atë që nuk e dini ju”.[10]
E së fundmi të kujtoj, o rob i Allahut, atë me të cilën goditej (sprovohej) Profeti yt sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ndërsa ai ishte njeriu më i devotshëm tek Allahut dhe me besimin më të fort. Ai ballafaqohej me sprova dhe sëmundje që nuk ishin si sëmundjet që kalonin njerëzit e tjerë, përkundrazi, ato ishin më të rënda.
Argument për këtë është ajo që transmeton Buhariu nga Abdullah bin Mesudi radijAllahu anhu, i cili ka thënë: Hyra tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe ai po lëngonte nga sëmundja. I thashë: O i Dërguari i Allahut, ti po lëngon shumë. Tha: “Po, unë lëngoj sa për dy burra prej jush.” Thashë (Ibën Mesudi): Ti ke dy shpërblime. Tha (Profeti alejhis-selam): “Po, nëse muslimanin e godet ndonjë sëmundje apo diçka më të rënde sesa kjo, Allahu ia fshin të këqijat atij ashtu siç bien gjethet e pemës.[11]
Lus Allahun e Madhëruar të ta kthej ty shëndetin tënd dhe të të shtojë besimin. O Allah, përgjigju (lutjes)!
Titulli në original:
La bas tahurun inshaAllah
Titulli në shqip:
Nuk ka problem, pastrim në dashtë Allahu
Autor:
Shejh Abdulaziz es-Sed’han
Përktheu:
Unejs Sheme
[1] El-Hadid, 22
[2] El-Haxh, 11
[3] El-Enfal, 46
[4] Buhariu (5660-5667) dhe Muslimi (6504)
[5] E ka nxjerr Ahmedi (8715), Et-Taberani në “El-Eusat” (7951), Ibën Hibbani (639) etj.
[6] “Fet’hul-Barij” (10/115)
[7] Sahihu Muslim (5701) me tekst “eudhu bil-lahi ue kudratihi…” Ndërsa fjala “el-izeh” gjendet tek Ibën Maxhe (3522)
[8] Esh-Shuara, 80
[9] El-Enbija, 83-84
[10] Jusuf, 86
[11] Transmeton Buhariu (5648)

Wednesday, 1 November 2017

Përpjekjet gjigande që dijetarët kanë bërë në shkrimin e librave

Përpjekjet gjigande që dijetarët kanë bërë në shkrimin e librave

Ai që shikon jetëshkrimet e tyre kupton sasinë e madhe të kohës që kanë harxhuar, përpjekjet gjigande që kanë bërë në këtë drejtim dhe durimin e bukur (pa ankesa) që kanë pasur për të shkruar librat voluminozë, dhe librat e mëdhenj me hadithe të cilat nuk i shkruan dot sot – edhe në sasi më të pakta – studenti më i zellshëm! Le të përmendim disa shembuj:
1. Es Sehmij thotë në librin e vet “Tarikhu Xhurxhan”: “Kam dëgjuar Ebu Bekr el Ismailin dhe Ebu Ahmed ibn Adijj-in të thonë: Ismail ibn Zejdi shkruante 70 faqe në një natë me shkrim të saktë”
2. Ibn Rexhebi përmend në librin “Edh dhejlu ala tabekatil hanabileh” tek jetëshkrimi i Abduluehhab el Enmatij el Hafidh, nga Ibnus Sem’anij se ai ka thënë: ‘Grumbulloi dituri të shumta dhe u mor me saktësimin e haditheve. Ndoshta nuk ka mbetur libërth hadithi (xhuz’un) i transmetuar veçse ai ka pasur kopjen e tij prej tij. Dhe ka kopjuar me dorën e vet libra të mëdhenj si puna e: “Tabekat” të Ibni Sa’d-it, “Tarikh” të Khatibit. Dhe i ishte përkushtuar tërësisht shkencës së hadithit, ose i lexonin ose kopjonte libra”.
3. Tek jetëshkrimi i Hafidh Abdulkadir er Ruhanij (v. 612) siç ka ardhur në “Dhejl”, qëndron se “ai ka shkruar shumë libra me dorën e tij. Ka qëndruar në Damask tek shkolla e Ibnul Hanbelij për një periudhë kohe derisa e kopjoi “Tarikh Ibnu Asakir” dhe ia lexoi atij (Ibn Hanbeliut)”.
4. Dhe po aty ka ardhur gjithashtu tek jetëshkrimi i Ahmed ibn Abdud-daim el Makdesij (v. 668) se “ai kishte shkrim të bukur dhe shkruante shpejt. Shkroi aq shumë sa nuk mund të përshkruhet prej librave të mëdhenj dhe të vegjël, për veten e tij dhe për të tjerët kundrejt pagesës. Derisa arrinte të shkruante brenda ditës – kur merrej vetëm me shkrim – 9 fletore apo më shumë. Ndërsa kur bënte edhe punët e tij të tjera shkruante 2 deri në 3 fletore.
Ka shkruar gjithashtu “El Khirakij” për një natë. Shkroi “Tarikhush Sham” (Historia e Shamit) të Ibn Asakir-it dy herë, dhe “Mughnij” e shejkh Muueffekud-din shumë herë! Aq sa thuhet se ai ka shkruar me dorën e tij dy mijë vëllime! Dhe nuk ka hequr dorë nga shkrimi për 50 vjet!”
5. Tek libri “Tedhkiratul huffadh” të Dhehebiut, tek jetëshkrimi i Ebu Abdullah el Humejdij el Endelusij (v. 488) thuhet: “Ka thënë Jahja ibnul Benna’ (i biri i muratorit) : ‘Humejdij shkruante edhe në netët e nxehta dhe ulej te një govatë me ujë për tu freskuar’.”
6. Po te “Tedhkirah”, tek jetëshkrimi i Ebul Fadl Muhammed ibn Tahir el Makdisij (v. 507) ka ardhur: “Thotë Es Silefij: ‘E kam dëgjuar Ibn Tahirin të thotë: Kam shkruar “Dy të saktët” dhe “Sunenin e Ebu Daudit” kundrejt pagesës shtatë herë. Ndërsa “Sunenin e Ibn Maxhes” dhjetë herë kur kam qenë në Rajj”
Subhanallah! (I patëmeta është Allahu). Shkruan këta libra kaq shumë herë!!! Sikur t’ia linin këtë punë ndonjërit prej nesh nuk do të kishte mundësi t’i shkruante. La haule ue la kuuete il la bil lah. (S’ka ndryshim e as fuqi veçse me fuqinë e Allahut).
7. Po te “Tedhkirah” tek jetëshkrimi i Mu’temen es Saxhij (v. 507) përmendet se ai “ka qendruar në Herat dhjetë vjet dhe ka lexuar shumë. E ka shkruar “Xhamiut Tirmidhij” (që quhet edhe “Sunen et Tirmidhij) gjashtë herë. Ishte njeri i fortë, kënaqej me aq sa kishte, i ndershëm, dhe merrej me atë që i interesonte”
8. Tek “Dhejlut tabekat” e Ibn Rexhebit, tek jetëshkrimi i Ebul Ferexh ibnul Xheuzij autori i shumë librave (v. 597) përmendet se: “Ai nuk humbiste asgjë nga koha e tij. Shkruante katër fletore në ditë dhe kështu në vit i bëheshin 50 deri në 60 vëllime nga ato që shkruante vet!”
Nipi i tij thotë se e ka dëgjuar atë nga fundi i jetës të thotë në minber: “Kam shkruar me këta dy gishta dy mijë vëllime”!
9. Tek libri “Tertibul medarik” i Kadij Ijadit, tek jetëshkrimi i imamit Ebu Bekr el Ebherij el Malikij (v. 375), nxënësi i tij Ebul Kasim el Uehranij – i cili ka shkruar edhe një biografi të shejkhut të tij thotë: “E kam dëgjuar atë të thotë: Kam shkruar me dorën time: “El Mebsut”-in dhe “El Ahkam” të Ismailit – el Kadij el Malikij – dhe kam shkruar hadithet që ka dëgjuar Ibnul Kasimi, Esh’hebi dhe Ibn Uehbi, “Muuetta”-n e Imam Malikut, “Muuetta”-n e Ibn Uehbit. Dhe nga librat e fikhut dhe të hadithit afërsisht tri mijë vëllime i kam shkruar me dorën time dhe nuk ja marrë me asgjë tjetër veç diturisë”!
10. Tek “Medariku” gjithashtu, tek jetëshkrimi i Seid ibn Khalefullah el Basrij thuhet për të: “Ka shkruar me dorën e tij shumë libra. Nuk kishte ndonjë libër të njohur në medh’heb veçse më ka rastisur ta gjej me shkrimin e tij, qoftë ai në tefsir apo në lëmi të tjera”
11. Tek jetëshkrimi i Muhammed ibn Muker-ram – i njohur me emrin: Ibn Mendhur, autori i fjalorit voluminoz: “Lisanul arab” thuhet se ai ka përmbledhur libra të shumta prej librave voluminozë apo të tjerë. Kështu për shembull ka përmbledhur: “Tarikhu Baghdad” dhe “Dhejl”-in (plotësimin) e tij të Ibn Nexh-xharit (i biri i zdrukthtarit), “Tarikhu Dimeshk” të Ibn Asakirit, “Mufredat” e Ibn Bejtarit, “El eghanij” të Xhahidhit, “El jetimeh” të Thealibij, “Edh dhekhirah” të Ibn Bessamit, “Nishuarul muhadarah” të Tennukhij-t.
Dhe ka shkruar shumë me dorën e tij. Kur vdiq la pas vetes 500 vëllime prej tyre.
Ibn Fadlullah el Amrij thotë: “Ai shkruante vazhdimisht dhe rrinte natën pa gjumë për të shkruajtur. Kështu ka kaluar netë të tëra pa gjumë, nuk e pengonte nga puna as dremitja e as gjumi.
Mbante një enë me ujë pranë vetes. Kur dremiste dhe gati sa nuk e vinte poshtë gjumi, merrte ujë dhe ua hidhte syve, për këtë shkak në fund të jetës u verbua”.
12. Tek libri “Er raddul uafir” i Ibn Nasiruddin ed Dimeshkij, kur përmend Muhammed ibn Ibrahim ibnul Muhendis-in thotë: “Ka shkruar shumë dhe ka udhëtuar shumë (në kërkim të diturisë). Ka kopjuar librin “Teh’dhibul kemal” të Mizzij dy herë, dhe ka kopjuar librin “El etraf” – “Tuhfetul eshraf” – po të Mizzij me shkrimin e tij të qartë dhe të bukur.”
13. Ebu Sa’d es sem’anij përmend një prej gjërave që e ka çuditur më shumë tek libri i vet “Et tahbir fil mu’xhemil kebir” tek jetëshkrimi i Ebu Abdullah Husejn ibn Ahmed el Bejhekij se ” ai u sëmur dhe iu prenë të dhjetë gishtat e duarve, i mbetën vetëm shuplakat, e megjithatë e merrte lapsin me dy shuplakat e tij, e vendoste fletoren në tokë, e mbante me këmbë dhe ashtu shkruante me një shkrim të bukur, të lexueshëm, të qartë! Kështu arrinte të shkruante 10 fletë! Kjo është nga gjërat e çuditshme që kam parë”
Po tek “Ta’biri” ka ardhur tek jetëshkrimi i Ebu Muhammed el Khauarij se ai ishte dijetar, jepte fetva dhe shkruante shpejt. Ka kopjuar me dorën e tij librin “El medh’hebul kebir” të Xhuuejnit më shumë se njëzet herë. E shkruante dhe e shiste.
15. Neueuiu përmend tek “Bustanul arifin” duke përcjellë prej shejkhut të tij Ebu Is’hak Ibrahim ibn Isa el Murauij se ai ka thënë: “Kam dëgjuar shejkhun Abduladhim – el Mundhirij – Allahu e mëshiroftë të thotë: Kam shkruar me dorën time 90 vëllime dhe 700 libërtha, të gjitha këto në shkencat e hadithit.” Përveç këtyre ka shkruar edhe librat e tij dhe shumë libra të tjerë.
Thotë Murauij: “Nuk kam dëgjuar e as kam parë ndonjë njeri më të zellshëm se ai në studim. Studionte gjithmonë ditën dhe natën.”
16. Safediu tek “A’janul asr” (Të famshmit e kohës), tek jetëshkrimi i dijetarit të madh Shihabuddin en Nuuejrij përmend: “Ka shkruar shumë. Ka shkruar “Bukharin” disa herë. E ka shkruar atë tetë herë. E shkruante kopjen pastaj e krahasonte me origjinalin, pastaj e kapte dhe e mbështillte me kopertinë. Pastaj e shiste 700 apo 1000 dirhem.
Kur dita ishte e gjatë shkruante tri fletore…. përpiloi një libër voluminoz në histori, 30 vëllime, e kam parë me shkrimin e tij.”
17. Po tek “A’janil asr”, tek jetëshkrimi i Ahmed ibn Muhammed ibn Ebil Meuahib (v. 723) thotë: “Thuhet se ai një ditë shkroi 5 fletore. Kjo është diçka që rrallë mund të arrihet nga dikush”
Këto janë pak prej një morie të madhe shembujsh që mblodha në këtë temë. Po të isha zgjeruar më tepër do të kisha mbushur faqe e faqe të tëra.
“Dhe sikur të mos mendonin se po e teprojmë
do të kishim shtuar këtu më shumë fjalë për të interesuarit”
Por unë nuk kam dëshirë që lexuesi të mbetet pa përfitim kështu që i kam përmendur referencat e duhura në këtë fushë (për atë që do më shumë) pa i renditur ato.
“Nxitesi per te lexuar”
Perktheu: Emin Bilali
Sh.p.: Pastaj autori Alij el Imranij përmend disa prej këtyre referencave….