Pyetje: “Cili është kuptimi i hadithit i të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem:
إن لله تسعة وتسعين اسمًا، مائة إلا واحدًا
“Allahu i ka nëntëdhjetë e nëntë emra, njëqind pa një… (Ai i cili i numëron ata, hynë në Xhenet).”
A kuptohet se ne duhet t’i mësojmë përmendësh emrat e Allahut, apo është për qëllim se duhet t’i mësojmë dhe të veprojmë sipas tyre?”
Përgjigje: “Së pari, numri i përmendur nuk do të thotë se Allahu nuk ka të tjerë Emra përveç këtyre nëntëdhjetë e nëntë, por kjo ka për qëllim se kushdo që i mëson përmendësh këto emra, do të hyjë në Xhenet. Pra, qëllimi është për të informuar njerëzit se kushdo që i përvetëson këta emra, do të hyjë në Xhenet dhe jo për të informuar në lidhje me numrin e Emrave të Allahut.
Së dyti, kuptimi i “i numëron ata” në vazhdim të hadithit ka për qëllim mësimin përmendësh të tyre, të kuptuarit e domethënies së tyre dhe të adhuruarit e Allahut me ta.
Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij!
Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr. 19930/1