Wednesday, 3 May 2017

A eshte e vertete se vdekjet shtohen ne muajin Sha'ban

A është e vërtetë se vdekjet shtohen gjatë muajin Shaban? POSTED ON MAY 3, 2017 BY UDHA E BESIMTARËVE A është e vërtetë se vdekjet shtohen gjatë muajin Shaban? Në disa transmetime thuhet se emrat e njerëzve që u është shkruar për të vdekur i paraqiten melekut të vdekjes në muajin Shaban. Meleku i vdekjes vihet në dijeni për emrat që janë shkruar në Librin tek Allahu si dhe caktimi vjetor i vdekjeve shënohet në muajin Shaban. Duke u bazuar në këto transmetime, thuhet se vdekja e njerëzve caktohet në muajin Shaban. Porse të gjitha këto transmetime dhe hadithe që thuhen nuk janë të sakta, ndaj nuk duhet që të bazohemi në to e as t’u përmbahemi atyre. Kadiu Ebu Bekër Ibn El Arabi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Nuk ka ndonjë hadith që mund të bazohemi në të për vlerën e natës në gjysmën e muajit të Shabanit, si dhe nuk ka (transmetim të saktë) se në atë natë caktohen vdekjet e njerëzve, ndaj mos u merrni e as mos u bazoni në këto transmetime”. [Ahkam Kuran: 4/117]. Përktheu: Ylli Rama