Thursday, 30 March 2017
Gjërat që veprohen ditën e xhuma por që nuk saktësohen
Gjërat që veprohen ditën e xhuma por që nuk saktësohen
POSTED ON APRIL 29, 2016 BY UDHA E BESIMTARËVE
– Transmetohet nga Enes bin Malik radijAllahu anhu se: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush fal dy rekate natën e xhuma dhe lexon në to suren El-Fatiha dhe “Idha zulziletil erdu” pesëmbëdhjet herë, Allahu Lartësuar e siguron prej dënimit të varrit dhe nga tmerret e ditës së Kiametit.” Batil/i kotë. “El-Meuduaat” (2/118)
– Transmetohet nga Ibën Abasi radijAllahu anhuma se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush fal ditën e xhuma mes drekës dhe ikindisë dy rekate namaz duke lexuar në rekatin e parë suren El-Fatiha dhe “Kul huvAllahu ehad”, “Kul eudhu bi rabbil-felek” dhe “Kul eudhu bi rabbi en-nas” njëzet e pesë herë dhe pas dhënies së selamit (përfundimit të namazit) thotë: la haule ue la kuvete ila bilah pesëdhjetë herë, ai nuk do të largohet nga dynjaja (nuk do të vdesë) derisa të shoh Zotin e tij të Lartësuar në ëndërr dhe të shoh vendin e tij në xhenet.” Muedu/i shpikur.
Ibën el-Xheuzij (Allahu e mëshiroftë!) në “El-Meuduaat” (2/119) ka thënë: Hadith meudu.
– Urimi që njerëzit i bëjnë njëri-tjetrit duke thën: “Xhuma të begatë-xhumuah mubarakeh” konsiderohet risi. Nuk transmetohet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe as nga sahabët radijAllahu anhum se ata e uronin njëri-tjetrin me këtë dua ditën e xhuma. Ky është mendimi i shejh Salih el-Feuzanit dhe shejh Abdulmuhsin el-Abbadi (Allahu i ruajttë!).
– Leximi i Kuranit në xhami nëpërmjet atopolantëve ditën e xhuma konsiderohet risi për të cilën nuk ka asnjë argument.
Pyetje: Kush është gjykimi i leximit të Kuranit ditën e xhuma? A ka bazë në legjislacion? A transmetohet ndonjë hadith madje dhe ether që të tregojë për një gjë të tillë? Kam për qëllim atë lexim që bëhet në çdo xhami nëpërmjet atopalantëve pak kohë para hutbes, saqë të gjithë njerëzit e dëgjojnë porse nuk heshtin për ta dëgjuar. Nëse keni mundësi të sillni hadith apo fjalë të dijetarëve që tregojnë për këtë gjë. Allahu ua shpërbleftë me të mira!
Shejh Khalid bin Ali el-Mushejkih (Allahu e ruajttë!): Falënderimet i përkasin vetëm Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për të dërguarin e Allahut alejhis-selam. E në vazhdim!
Ky veprim që vuri në dukje pyetësi e që ka të bëjë me ngritjen e zërit (leximin e Kuranit) nëpërmjet atopolantëve para hutbes në mënyrë që njerëzit të dëgjojnë etj., etj., është risi (bidat) dhe nuk transmetohet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Suneti që transmetohet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem (për ditën e xhuma) është madhërimi i kësaj dite me shtimin e adhurimeve si dhikri (përmendja e Allahut), ose falja e namazit, ose leximi Kuranit. Dhe që njeriut të shkoj herët në xhami, pra, të shkoj pas lindjes së diellit. Bazuar në hadithin që e transmeton Ebu Hurejra radijAllahu anhu nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem s eka thënë: “Kush shkon në orën e dytë, është njësoj sikur ka bërë kurban një lopë. Kush shkon në orën e tretë, është sikur të ketë bërë kurban një dash me brirë. Kush shkon në orën e katërt, është njësoj sikur ka bërë kurban një pulë dhe kush shkon në orën e pestë, është njësoj sikur ka dhënë një kokërr vezë. Në kohën që del imami (dhe fillon hutben), vijnë engjëjt dhe dëgjojnë dhikrin (përmendjen e Allahut).” Buhariu (881) dhe Muslimi (850).
Është e pëlqyeshme (mustehab) që njeriu të shkoj për në xhami që pas lindjes së diellit. Disa dijetarë kanë thënë: “Të shkoj (për në xhuma) pas përfundimit të namazit të sabahut.[1] Në mënyrë që të bëj dhikër, të lexoj Kuran, të fal namaz etj.” Pastaj të bëj atë që fut frikrespekt në zemrën e tij. Ky është Suneti, kjo është më e mira dhe ky është udhëzimi i sahabëve radijAllahu anhum.
Ndërsa veprimi ku ngrihet zëri me leximin e Kuranit ku disa njerëz mund ta dëgjojnë e të tjerët nuk e dëgjojnë (nuk i japin rëndësi) dhe mund t’i shqetësojnë njerëzit, e gjitha kjo konsiderohet shpikje dhe nuk është në përputhje me udhëzimin e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe as të sahabëve radijAllahu anhum.
Përktheu: Unejs Sheme
[1] Kanë për qëllim: Pasi të fal namazin e sabahut në xhami (dhe jo në shtëpi) të shkoj të marr gusul (të lahet) në shtëpi e pastaj të shkoj në xhami. Sh.p.
Monday, 20 March 2017
Vlera e Xherir bin Abdullah el-Bexhelijji (Allahu qoftë i kënaqur prej tij)
Vlera e Xherir bin Abdullah el-Bexhelijji (Allahu qoftë i kënaqur prej tij)
POSTED ON MARCH 20, 2017 BY UDHA E BESIMTARËVE
138/159. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Abdullah bin Numejr se ka thënë: Na ka treguar Abdullah bin Idris: Nga Ismail bin Ebi Khalid: Nga Kajs bin Ebi Hazim: Nga Xherir bin Abdullah el-Bexhelijji radijAllahu anhu se ka thënë: Asnjëherë nuk më ka ndaluar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të futem tek ai kur kur i kam kërkuar leje (për të hyrë) që kur jam bërë musliman. Dhe nuk më ka parë ndonjëherë veçse më ka buzëqeshur. Njëherë iu ankova atij se nuk mund të qëndroj mbi kalë. Ai më goditi me dorën e tij në gjoks dhe tha: “All-llahumme thebbit-hu, uexhalhu hadijen mehdijen.“[1]
Vlera e luftëtarëve të Bedrit
139/160. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed dhe Ebu Kurajb se kanë thënë: Na ka treguar Uekiu se ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Jahja bin Seid: Nga Abajeh bin Rifaah: Nga gjyshi i tij Rafii’ bin Khadixh se ka thënë: Erdhi Xhibrili ose një engjëll te Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe tha: Cfarë i konsideroni (llogarisni) ju luftëtarët e Bedrit ndërmjet jush? Thanë: Janë njerëzit më të mirë. Tha: “Kështu dhe engjëjt që morën pjesë në betejën e Bedrit janë më të mirët te ne.”[2]
140/161. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin es-Sabbah: Nga ka treguar Xheriri (ح). Dhe na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Uekiu (ح). Dhe na ka treguar Ebu Kurajb se ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauijeh, e të gjithë këta nga El-Eamashi: Nga Ebu Salih: Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos i shani shokët e mi. Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Sikur ndonjëri nga ju të shpenzonte një mal sa Uhudi me flori, nuk do të arrinte as një grusht të dhënë prej tyre dhe as gjysmë grushti.“[3]
141/162. (Hasen) Na ka treguar Ali bin Muhameddhe Amër bin Abdullah se kanë thënë: Na ka treguar Uekiu se ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Nusejr bin Dhu’luk se ka thënë: Ibën Umeri thoshte: “Mos i shani shokët e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, sepse një orë qëndrimi i tyre me Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është më e mirë se puna e gjithë jetës që vepron ndonjëri prej jush.“[4]
Përktheu Unejs Sheme
[1] Buhariu (3035), Muslimi (2475), Tirmidhiu (3820), “Rauda en-Nedir” (273), “Mukhtesaru esh-Shemail” (196) dhe “Tuhfeh” (3224)
[2] Buhariu (3992) dhe “Tuhfeh” (3565)
[3] Buhariu (3673), Muslimi (2540), Ebu Daudi (4658), Tirmidhiu (3861), “Dhilalul-Xhenneh” (988), “Er-Rauda” (998) dhe “Tuhfeh” (4001). Ebu Zur’ah, një nga mësuesit i imam Muslimit, thotë: “Nëse sheh një person që ofendon një prej shokëve të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, atëherë dije se ai është i humbur, sepse Allahu dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thonë vetëm të vërtetën dhe çdo gjë që ka ardhur nga ata është përcjellë deri në ditët e sotme nëpërmjet shokëve të tij. Prandaj dhe kush thotë se ata nuk janë të besueshëm, ka hedhur poshtë çdo gjë që ka ardhur në Kuran dhe Sunet. Për këtë arsye ai e meriton që të quhet i humbur…”
[4] “Tuhfeh” (8550)
Saturday, 18 March 2017
Duaja e hyrjes në shtëpi, a duhet të thuhet sa herë që hyn brenda në shtëpi?
Duaja e hyrjes në shtëpi, a duhet të thuhet sa herë që hyn brenda në shtëpi?
POSTED ON MARCH 10, 2017 BY UDHA E BESIMTARËVE
Pyetje: Duaja e hyrjes në shtëpi, a duhet të thuhet sa herë që hyn brenda në shtëpi? Psh, nëse dal nga shtëpia për të falur namazin në xhami dhe kthehem përsëri, a duhet ta them lutjen? A thuhet sa herë që njeriu hyn në shtëpinë e tij?
Përgjigje: Dhikri i hyrjes në shtëpi, është i ligjërueshëm sa herë që njeriu hyn në shtëpinë e tiij, përjashto rastin kur ai ka ndërmend të kthehet shpejt, siç ndodh kur del nga shtëpia për tek një dyqan i afërt që të blejë diçka dhe të kthehet. Apo kur del nga shtëpia për të takuar ndonjë shok dhe ka si qëllim të kthehet shpejt, apo kur del tek porta e shtëpisë etj. Në këto raste nuk e ka të nevojshme duanë e hyrjes në shtëpi. Ashtu sikurse pyetësi duhet ta dijë se duaja e hyrjes në shtëpi nuk është e detyrueshme, siç kuptohet nga mënyra e pyetjes së tij. Përkundrazi ajo është vepër e pëlqyeshme, pa harruar dhe faktin se disa dijetarë e diskutojnë saktësinë e hadithit që flet për këtë dua.
[Fetaua Nurun Ala Derb, Muhamed bin Salih el Uthejmin 429].
Përktheu Fatjon Isufi
I duket sikur IMANI (besimi) po shuhet në zemrën e tij, si të veprojë?
I duket sikur IMANI (besimi) po shuhet në zemrën e tij, si të veprojë?
POSTED ON MARCH 11, 2017 BY UDHA E BESIMTARËVE
Pyetje: Jetojmë në vendet Islame, por akoma nuk e kemi shijuar shijen e besimit. Njerëzit e mirë që na përkujtojnë Allahun, janë të pakët, ndaj na këshilloni me diçka që të kemi dobi prej saj, Allahu ju shpërbleftë me të mira!
Përgjigje: Lavdatat i takojnë vetëm Allahut.
Së pari: Duhet të lexosh sa më shumë Kuran, si dhe ta dëgjosh leximin e tij sa më shumë, duke medituar në kuptimin e fjalëve që lexon apo i dëgjon sa të kesh mundësi. E nëse ka diçka që nuk e kupton, atëherë pyet njerëzit e dijes në vendin tënd, ose shkruaju njerëzve të dijes prej dijetarëve të Sunetit.
Ajo që të ndihmon në meditimin e asaj që lexon, është leximi i shpjegimit të Kuranit. E prej shpjegimeve më të shkurtura e më të dobishme është Tefsiri i Seadit (Allahu e mëshiroftë).
Së dyti: Duhet të përmendësh Allahun sa më shpesh, dhikret që janë transmetuar në hadithet e sakta si fjala “La ilahe il-la Allah (Nuk e meriton adhurimin askush me të drejtë veç Allahut)”, apo “Subhana Allah (I Lartësuar dhe pa të meta është Allahu)”, apo “Subhana Allah, el-hamdu lilah, la ilahe il-la Allah, Allahu ekber (I Lartësuar dhe pa të meta është Allahu, Ladatat i takojnë vetëm Allahut, Nuk e meriton adhurimin askush me të drejtë veç Allahut, Allahu është më i madhi)” apo lutje të ngjashme me këto. Për këtë mund të lexosh tek libri i imam Neveviut “El-Edhkar” apo të ngjashme me të.
Sepse me përmendjen e Allahut njeriut i shtohet besimi dhe i qetësohet zemra, Allahu i Lartësuar ka thënë: “Me të vërtetë me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat” [Read: 28].
Mundohu të tregohesh i kujdesshëm në namaz, agjërim dhe shtyllat e tjera të Islamit, duke shpresuar në mëshirën e Allahut dhe duke iu mbështetur atij në të gjithë çështjet e tua. Allahu i Lartësuiar thotë: “Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten, ata që falin namazin dhe japin prej asaj që Ne ua kemi dhënë. Njëmend, ata janë besimtarë të vërtetë. Ata do të kenë shkallë përnderimi te Zoti i tyre, falje dhe furnizim bujar (në Xhenet).” [Enfal: 2-4].
Dije se besimi shtohet me bindje ndaj Allahut dhe pakësohet me mosbindjen ndaj Tij, ndaj kujdesu për obligimet që Allahu ka obliguar, Kryerjen e namazit në kohë me xhemat dhe në xhami, dhënien e zekatit me çiltërsi dhe zemër të qetë, sepse është pastrim për ty nga gjynahet dhe mëshirë për të varfërit dhe nejvotarët.
Mundohu që të rrish me njerëzit e mirë e të devotshëm, në mënyrë që të jenë ndihmë për ty në zbatimin e rregullave fetare, si dhe të të oreintojnë në atë çka fiton lumturinë e dynjasë dhe Ahiretit.
Largohu nga pasuesit e bidateve dhe të gjynaheve, në mënyrë që mos të sprovohesh edhe ti, e të dobësojnë vullnetin tënd në veprat e mira.
Mundohu ti shtosh sa më shumë adhurimet vullnetare dhe kthehu tek Allahu dhe kërkoji Atij suksesin.
Nëse i vepron këto gjëra, atëherë Allahu do ta shtojë besimin, do të arrish atë që ke humbur prej të mirave, do ti shtojë mirësitë dhe qëndrueshmërinë në Islamin e saktë.
[Komisioni i Përhershëm i Fetvave: 3/187].
Përktheu Ylli Rama
A është e lejuar të lexohet surja Jasin në momentet kur njeriu është duke dhënë shpirt?
A është e lejuar të lexohet surja Jasin në momentet kur njeriu është duke dhënë shpirt?
POSTED ON MARCH 16, 2017 BY UDHA E BESIMTARËVE
Shejh Abdulaziz ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) është pyetur: A është e lejuar të lexohet surja Jasin në momentet kur njeriu është duke dhënë shpirt?
Përgjigje: Leximi i sures Jasin në çastet e dhënies së shpirtit është transmetuar nga Meakal ibn Jesar se Pejgamberi (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Lexojuni të vdekurve tuaj suren Jasin”.
Këtë hadith e kanë konsideruar si të saktë një grup prej dijetarësh duke menduar se zinxhiri i transmetimit është i mirë si dhe ky transmetim është nga Ebu Uthman el-Hindi nga Meakal ibn Jesar. E disa të tjerë e kanë konsideruar hadithin të dobët dhe kanë thënë: se transmetuesi nga Meakal ibn Jesar nuk është Ebu Uthman el-Hindi porse është dikush tjetër i cili nuk dihet gjendja e tij.
Ajo që është e ditur nga ky hadith është se konsiderohet i dobët për shkak se Ebu Uthman është i panjohur, ndaj nuk është i pëlqyeshëm leximi i kësaj sureje tek të vdekurit. Kurse ata që e kanë lejuar kanë menduar se hadithi është i saktë ndaj dhe e lejuan që të lexohej. Porse themi se leximi i Kuranit kur njeriu është në çastet e fundit të jetës është diçka e mirë, e ndoshta ky lexim i bën dobi atij tek Allahu. Kurse sa i përket leximit të sures Jasin në veçanti themi se origjina është se hadithi nuk është i saktë ndaj veçimi i saj në lexim nuk ka arsye. [Fetava Ibn Baz: 13/93].
Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) është pyetur: A është e vërtetuar në Sunet leximi i sures Jasin tek personi që është në prag të vdekjes apo jo?
Përgjigje: Leximi i sures Jasin tek personi që është në prag të vdekjes është prej sunetit tek shumë prej dijetarëve për shkak të fjalës së Pejgamberit (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të): “Lexojini suren Jasin të vdekurit tuaj”. Por ndaj këtij hadithi kanë folur disa dijetarë për mos saktësimit e tij. Ndaj ata të cilët e konsiderojnë të saktë këtë hadith e konsiderojnë prej sunetit leximin e sures Jasin, kurse ata që nuk e saktësojnë, nuk e konsiderojnë sunet. Allahu e di më së miri. [Fetava Ibn Uthejmin: 17/72].
Ai gjithashtu ka thënë:
Hadithi: “Lexojini të vdekurit tuaj suren Jasin” është hadith jo i saktë, në të ka pasaktësi. Edhe nëse hadithin e konsiderojmë të saktë, leximi i sures Jasin është në momentet e daljes së shpirtit, atëherë i lexohet surja Jasin. Dijetarët kanë thënë: Në leximin e kësaj sureje ka dobi për të vdekurin sepse e ndihmon që shpirti t’i dalë me lehtësi, sepse në këtë sure gjendet fjala e Allahut: “Atij i thuhet: hy në xhenet. E ai thotë: Ah mjerë për popullin tim sikur ta dinin. Çfarë më fali mua Zoti im e më bëri prej të nderuarve.”
Ndaj lexohet kjo sure tek personi që po jep shpirt nëse hadithi është i saktë, kurse leximi i kësaj sureje tek varri nuk ka asnjë lloj origjine. [Fetava Ibn Uthejmin: 17/74].
Përktheu Ylli Rama
Subscribe to:
Posts (Atom)