Sunday, 18 December 2016
Kategoritë e miqve dhe shokëve
Kategoritë e miqve dhe shokëve
POSTED ON JANUARY 19, 2014 BY UDHA E BESIMTARËVE
Kategoritë e miqve dhe shokëve
Shokët janë tre kategori:
1) Shok interesi. Ai i cili shoqërohet me ty për aq kohë sa përfiton prej teje interesin që synon,qoftë ajo pasuri, shfrytëzim pozite, etj. Sapo i ndërpritet interesi që përfitonte shndërrohet në armikun tënd, as nuk të njeh dhe as nuk e njeh. Sa të shumte që janë këta! Sa të shumtë jane ata që ofendojnë per shkak të sadakave që nuk u jepen atyre, siç tregon Allahu për hipokritët në kohën e Profetit salallahu alejhi ue selem:
“Ka prej tyre që të ofendojnë në lidhje me ndarjen e sadakave, nëse u jepet prej tyre ata kënaqen, e nëse nuk u jepet ata hidhërohen”
(Teubeh 58)
Në pamje të jashtme shfaqet si shok i ngushtë dhe mik i mirë, saqë ti e mendon atë si mikun më të mirë tek ty dhe veten si mikun më të mirë tek ai.Një ditë prej ditësh të kërkon një libër:Ma jep ta lexoj atë librin që ti po lexon.Nëse i thua:Nuk ta jap dot se më duhet për nesër, do shohësh se si do shfryjë ndaj teje dhe do të të armiqësojë. Vallë a është shok ky?! Ky është shok interesi.
2) Shok qejfesh. Një shok i cili shoqërohet me ty sepse i shijon muhabeti, bisedat e gjata, qëndrimet naten vone, por nuk të bën dobi në asgjë dhe as ti nuk përfiton prej tij, asnjëri nuk përfiton nga tjetri, asgjë më shumë se sa humbje kohe.
Ki kujdes dhe nga ky lloj që mos të të humbasë kohën.
3) Shok me vlera. Ai i cili të shtyn dhe nxit drejt gjërave që të hijeshojnë dhe të tërheq vërejtjen nga veprat e shëmtuara. Të hap portat e mirësive dhe të orienton drejt tyre, e nëse ti gabon të tërheq vërejtjen në një mënyrë që nuk ta cënon personalitetin dhe fisnikërinë tënde.
Ky është shoku me vlera.
Shejhu Muhamed bin Salih el Uthejmin
(Marrë nga shpjegimi i librit Hiljetu talibil ilm fq 102)
Përktheu: Shuajb Rexha
Wednesday, 14 December 2016
Derguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) thote: "A do të të tregoj per nje fjale e cila gjendet poshte Arshit, e qe eshte prej thesareve te xhenetit? Thuaj: La haule ue la kuete ila bil-lah (Nuk ka force e as ndryshim vecse me ndihmen e Allahut). (Kur robi e shpreh) Allahu i Lartesuar thote: U dorezua teresisht robi Im." [E percjell Hakimi, per me teper shih Sahih el Xhami me nr 2614].
Abdullah Ibn Amr radiallahu anhu tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem kerkonte mbrojtje nga 4:"Dituria qe nuk ben dobi, zemra e cila nuk ka ndrojtje(n e Allahut), e nga lutja qe nuk ka pergjigje, e nga shpirti qe nuk kenaqet( qe nuk gjen rehati sh.p)." Hasen Nesai 5442
أَخْبَرَنَا يَزِيدُ بْنُ سِنَانٍ، قَالَ حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّحْمَنِ، قَالَ أَنْبَأَنَا سُفْيَانُ، عَنْ أَبِي سِنَانٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي الْهُذَيْلِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو، أَنَّ النَّبِيَّ صلى الله عليه وسلم كَانَ يَتَعَوَّذُ مِنْ أَرْبَعٍ مِنْ عِلْمٍ لاَ يَنْفَعُ وَمِنْ قَلْبٍ لاَ يَخْشَعُ وَدُعَاءٍ لاَ يُسْمَعُ وَنَفْسٍ لاَ تَشْبَعُ .
Ai I cili reciton Kuranin haptazi( dmth me ze te larte) eshte si ai qe e jep sadakane haptazi
Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:"Ai I cili reciton Kuranin haptazi( dmth me ze te larte) eshte si ai qe e jep sadakane haptazi, e ai I cili e reciton fshehurazi (dmth lexon me ze te ulet) eshte si ai qe e jep sadakane fshehurazi." Sahih Nesai 1662.
Prandaj nje nga grupet e njerezve qe jane nen hijen e Allahut eshte ai I cili jep sadakane fshehurazi sa nuk e di dora e majte se cfare dha e djathta.
Nje arsye tjeter eshte te mos pengosh dike tjeter qe po lexon apo po falet sic ka ardhur ne hadith" Gjithesecili nga ju po flet ne vetmi me Zotin e tij, prandaj mos ta shqetesoje askush njeri tjetrin, e mos ta ngreje askush zerin mbi tjetrin ne lexim." Sahih el Xhami nr 2632
Nje arsye e trete eshte dyftyresia ne veper sic ka ardhur ne dy hadithe nje qe e transmeton Imam Muslimi ne Sahihun e tij nga Ebu Hurejrah radiallahu anhu rreth tre personave prej te cileve ndizet zjarri njeri prej tyre prej recituesve te Kur'anit. E hadithi I dyte: " Shumica e munafikeve te ummetit tij jane recituesit e Kuranit." Sahih el Xhami nr 1214 shiko Xhami el Hadith uel Aathar nr 10489
ma permireso fene time sepse ajo eshte ruajtja e ceshtjes time
Ebu Hurejrah radiallahu anhu tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Allahumme, ma permireso fene time sepse ajo eshte ruajtja e ceshtjes time, e ma permireso dun'jane time sepse ne te eshte jetesa ime, e ma permireso akhirretin tim sepse aty eshte perfundimi im. E beje jeten time bollek te cdo te mire, e beje vdekjen time ruajtje nga cdo e keqe." Muslim 2720
Allahumme, fali muezzinet dhe mbaji te forte ne udhezim imamet
Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:"Allahumme, fali muezzinet dhe mbaji te forte ne udhezim imamet,(e perseriti) tre here." Sahih Ibn Khuzejmah 1531 shiko Sahih Tergijb ue Terhijb 237
Saturday, 3 December 2016
Thuaji "Jo" bidatit
Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Nuk kam lene asgje qe ju afron drejt xhennetit vetem se ju kam treguar, e nuk ka asgje qe ju largon nga zjarri vetem se ju kam treguar
." Transmeton Ibn Ebi Shejbeh ne musannef 7/79
Prandaj Abdullah Ibn Mes'udi radiallahu anhu tha:" Pasoni e mos shpikni se juve iu eshte dhene mjaft." Transmeton Darimi dhe Ebu Khajthameh en-Nesai ne librin e dijes
Friday, 2 December 2016
Dhikri me me merite eshte( te thuash) la ilaahe il Allah
Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Dhikri me me merite eshte( te thuash) la ilaahe il Allah - ska te adhuruar tjeter me te drejte pervec Allahut, e lutja me me merite eshte (te thuash) Elhamdulilah - Falenderimet I takojne Allahut." Sahih Ibn Maxheh 3080, Sahih Tirmidhi 3383, Sahih Tergijb ue Terhijb 1526
Roberit me me merite ne diten e gjykimit jane falenderuesit
Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Roberit me me merite ne diten e gjykimit jane falenderuesit ( ata qe e falenderojne Allahun shume sh.p)." Sahih el Xhami nr 1567, thote sheikh Albani ne Sahihah:" El Hejthemi tha se ne sened gjendet dikush qe nuk e njoh," por ka deshmi tek Ahmedi 4/434 shiko Sahihah nr 1584
Banoret e kesaj bote shkuan e nuk shijuan embelsiren me te mire
Njeri prej dijetareve tha:" Banoret e kesaj bote shkuan e nuk shijuan embelsiren me te mire," U pyet se cila ishte ajo embelsire, e ai tha:" Te duash Allahun, te vetmohesh me te( ne adhurim), te deshirosh me gjithe zemer takimin me Te, e te kenaqesh duke e permendur Ate ( me dhiker) e duke iu bindur Atij."
Ibn Kajjimi ne Igathatul Lehfan
Merre veten ne llogari perpara se te merresh ne llogari
Umeri radiallahu anhu tha:" Merre veten ne llogari perpara se te merresh ne llogari, peshoje veten perpara se te peshohesh. Do te jete me lehte per ty neser nese e merr veten ne llogari sot.Pergatitu per paraqitjen e madhe, dita qe do te dale cdo gje ne shesh e nuk fshihet asgje."
Ibn Kajjimi ne Igathatul Lehfan
Subscribe to:
Posts (Atom)